Futboll Sport

RIVER PLATE – BOCA JUNIORS/ Ja sa do të kushtojë një biletë për ndeshjen në “Bernabeu”…

Çmenduria që e ka përcjellë lajmin se finalja Copa Libertadores do të zhvillohet në Spanjë, në stadiumin e Real Madridit, Santiago Bernabeu, tanimë ka arritur të Gadishullin Iberik, dhe raportohet se një biletë për këtë ndeshje shitet deri në 3.160 euro.

Ndeshja kthyese e finales së Copa Libertadores, mes Boca Juniors dhe River Plate, pritej të zhvillohej të shtunën në orën 21:00. Megjithatë, ajo u shty për të dielën në po të njëjtën orë, për shkak të incidenteve që u shkaktuan nga tifozët e River Plate, transmeton Gazeta Express.

Ndeshja nuk u zhvillua as të dielën, pasi që lojtarët e Bocas nuk ishin ende një gjendje mjaftueshëm të mirë shëndetësore për ta zhvilluar atë. Tani është vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet të dielën, më 9 dhjetor, në Santiago Bernabeu.

Biletat për ndeshjen e shumëpritur janë shitur brenda pak orësh. Madje, aq shumë tifozë kishin kërkuar bileta saqë faqja ku po shiteshin ato kishte rënë nga sistemi. Biletat u shitën nga 80 deri në 220 euro brenda dy orëve.

Tani, këto bileta kanë filluar të shiten në tregun e zi. Tifozët nga Argjentina të cilët do të udhëtojnë për ta shikuar këtë ndeshje do të mund t’i blejnë biletat me çmime shumë më të larta.

Njëra ndër biletat për këtë ndeshje është duke i shituar për plot 3.160 euro, megjithatë çmimet mund të rriten edhe më shumë kur afrohet ndeshja.

Related posts

Tony Bellew: Nuk kam për t’i dhënë dorën Haye pas duelit

Sadik.Autor

A dëshironi të fitoni shumë para? Ky është parashikimi i ekspertëve të basteve

Q.Autor

INTER-SPAL/ Spalletti synon të fitojë për të ruajtur vendin e katërt (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment