Futboll Kategoria Superiore Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Kastrioti mposht Laçin mes vuajtjesh

Kastrioti është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur Laçin me rezultatin 1-0, në një ndeshje e cila i kishte të gjitha brenda. Që në fillim, sfida nisi me dy raste shumë të mira për të dyja skuadrat, por që gabuan në shënjestra.

Ishte Indrit Prodani i cili shënoi në minutën e 21’, duke përfituar nga një top i mbetur në zonë, për ta çuar atë në rrjetë. Pas kësaj Laçi u mundua të reagonte, teksa e kishte mundësinë e artë ta bënte në minutën e 29’, kur arbitri Andi Koçi akordon një penallti të dyshimtë për kurbinasit, por Xhixha tregohet i pasaktë nga pika e bardhë, duke gjuajtur mbi traun e portës.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Laçin, që tentoi disa herë të gjente golin e barazimit, por pa sukses, pasi Xhixha u ndal të shtylla dhe nga Bojom në minutën e 81’. Në minutën e 87’ Harmon gjeti golin e barazimit, pas një krosimi nga goditja e këndit, por u anulua nga arbitri, pasi topi kishte dalë fillimisht jashtë. 1 minutë më vonë, Kastrioti mbeti me 10 lojtarë, pasi Emiljano Çela u ndëshkua me karton të kuq, por përsëri kurbinasit nuk ia dolën të gjejnë golin, duke dalë të humbur nga fusha.

Related posts

Roma- Liverpool/ “Verdhekuqët” barazojnë shifrat në “Olimpico”

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Arsenal-Burnley. Rezultati 1-0

Delo.autor

TRAGJEDI NË KAMPIONATIN “WRESTLING”/ Vdes sportistja e njohur në moshën 39-vjeçare…

Delo.autor

Leave a Comment