Futboll Premier League Sport

SHKARKIM I MURINJOS/ Legjenda e KLUBIT mund të jetë KAMERDARJA e shpëtimit

Po tani çfarë do të ndodhë? Në dek laratën e shkurtër të shkarkimit të Murinjos, Mançester Junajtid, lajmëronte se brenda 48 orëve të ardhshme do të vendosej për emrin e trajnerit të ardhshëm, në pritje të emërimit të një menaxheri të ri, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Stërvitja e skuadrës i është besuar zv/ trajnerit Majkëll Karrik, por nuk do të jetë ai pasardhësi i Murinjos. Në orët e nxehta pas lajmit të shkarkimit të portugezit, francezi Loran Blank ishte favoriti, por pasi situata u normalizua, u rritën ndjeshëm kuotat e kandidaturës së Ole Gunar Solskjaer, i cili për 11 vite veshi fanellën e “djajve” 1996-2007 (128 gola). Aktualisht, ishsulmuesi norvegjez, heroi i finales së Champions-it 1999 kundër Bajernit, drejton klubin e Moldes në vendlindje, por Uduard ka nisur menjëherë bisedimet, sepse mendon se ai është njeriu më i përshtatshëm (e njeh klubin) për ta marrë timonin e skuadrës deri në fund të sezonit. I kontaktuar nga “Sky Sports”, një drejtues i Moldes nuk pranoi të komentonte nëse 45-vjeçari do vazhdojë të qëndrojë në stolin e klubit.

Tifoz i Pogbasë – Një lajm dyfish i mirë edhe për Pol Pogbanë, pasi “vrasësi me fytyrë fëmijërore” jo më larg se muaji gusht lëshoi këtë intervistë: “Nëse do të isha unë në stolin e Junajtid? Do ta ndërtoja skuadrën rreth tij, pa dyshim. Mua më kujtohet që e kisha Pogbanë me Dejvid Grej dhe Etzas Hysein, i cili luan për mua nesër. Kjo tregon se sa larg ka shkuar ai djalë. Pol është një djalë fantastik dhe unë shpresoj që ne ta ndërtojmë skuadrën rreth tij dhe ai të qëndrojë”.Sezoni i ri – Për projektin e ri, që do të nisë prej muajit qershor 2019 qarkullojnë emrat e Mauricio Poçetinos, trajnerit të Totenhemit, për të cilin Junajtid mund të paguajë deri në 40 milionë paund për t’ua shkëputur londinezëve, por edhe ai i Zinedin Zidanit, i papunë prej dorëheqjes nga Reali, Antonio Kontes, Diego Simeones, Roi Kinit, Rajan Gigsit dhe Leonardo Zhardimit.

 

Related posts

“PABUKSA”/ Dritan Shakohoxha sulmon tifozët kuqezi: Më mirë shikojeni në shtëpi se nuk jeni në sallë komedie

Delo.autor

“MBRETI I GAFAVE”/ LIVERPOOLI e largoi nga skuadra, KARIUS gabon edhe në…(VIDEO)

Isa.Autor

“TËRMET” TEK BARCELONA/ Abidal është në buzë të humnerës!

Delo.autor

Leave a Comment