Futboll La Liga Sport

“SHËNON GOLA ME… BRESHËRI”/ BARCELONA me STATISTIKAT të “frikshme”

Mund të jetë e vërtetë se këtë sezon kjo Barcelonë nuk është aq e sigurt sa vjet në mbrojtje, por nuk ka diskutime kur flitet për sulmin. Skuadra e Valverdes është një makineri golash, shënon me breshëri, sepse me 46 të tilla pas vetëm 16 javësh kampionat, kuqeblutë janë të dytët në Europë vetëm kundrejt PSG-së, me 49, ndonëse niveli i La Ligës me Ligë 1 nuk krahasohet. Një çështje më vete është edhe Mançester Siti, i cili gjithashtu numëron dy gola më shumë se Barcelona (48), por anglezët e Pep Guardiolës kanë luajtur një ndeshje më shumë në Premier Ligë sesa Mesi me shokë.

 

 

MESI E SUAREZ – Dy “mitralozët” më të frikshëm të Barcelonës janë Lionel Mesi dhe Luis Suarez, të cilët mbajnë peshën më të madhe të sulmit. Argjentinasi numëron 14 gola, ndërsa uruguaiani 11. Së bashku, sa për të krahasuar potencën e kësaj dysheje sulmuese, përjashtuar Sevijën (29 gola), Selta Vigon (28) dhe Levanten (27) kanë realizuar më shumë sesa 16 ekipet e tjera të La Ligës, duke përfshirë këtu edhe Realin e Madridit madje (24 gola pas 16 javësh). Dhe nëse dita e mirë duket që në agim, atëherë jo vetëm çmimi i golashënuesit më të mirë në Spanjë apo “Këpuca e Artë 2019”, por ndoshta edhe “Topi i Artë 2019” duket se do të bëhen të vetat nga Lionel Mesi në fund të këtij sezoni. “Pleshti”, me 14 golat e tij, është për momentin “artilieri” më efikas i Europës, duke lënë pas Pepen e Lilës në Francë, Piontekun e Xhenoas në Itali, Salan e Nantës sërish në Francë dhe Kilië Mbapenë e PSG-së.

 

_104839325_messi3

EDHE PIKE NË FESTË – Gjithsesi, përveç sulmuesve dhe mesfushorëve, Barcelona di të godasë edhe nga prapavija, sepse kur duhet, trajneri Ernesto Valverde ndihmohet edhe nga një gjigant si Xherard Pike. Mbrojtësi spanjoll iu bashkua festimeve të golave fundjavën që lamë pas, ku i realizoi Levantes. Ai ishte goli i tretë në kampionat për Pikenë dhe i pesti sezonal (1 në Superkupë dhe 1 në Champions). Dhe me këto shifra, absurde ose jo, ai është goleadori i katërt më i mirë i Barcelonës, pas Mesit, Suarezit e Dembelesë, ndërsa ka realizuar, edhe pse mbrojtës, po aq sa një sulmues si Filipe Kutinjo, që gjithmonë e më shumë ka humbur gjurmët në formacionin e Barcelonës.

Related posts

CHELSEA-EINTRACHT FRANKFURT/ Sarri me “artileri” të rëndë në këtë duel (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Drithërima te porta e Luftëtarit. Aleksi pranë autogolit

Delo.autor

Superkupa e Europës kthehet në “derbin e Madridit”, emërohet gjyqtari i finales në Estoni

Isa.Autor

Leave a Comment