Futboll Premier League Sport

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Trajneri portugez largohet nga një klub në sezonin e tij të tretë, për këtë arsye…

Jose Mourinho është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit sot. Kjo është hera e tretë që Mourinho shkarkohet nga një klub në sezonin e tij të tretë dhe për këtë arsye është bërë e famshme thënia se Mourinho vuan nga Sindromi i sezonit të tretë.

Mourinho është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit në sezonin e tij të tretë me klubin anglez, pas disfatës kundër Liverpoolit me rezultat 3-1 në fundjavë. Në 144 ndeshje me “Djajtë e kuq”, Mourinho i ka arritur 84 fitore, 32 barazime , 28 humbje, me më një përqindje prej 58.3 fitoreje.

Mourinho është përballur me shkarkim edhe tri herë të tjera gjatë karrierës së tij si trajner, dy herë është shkarkuar nga Chelsea, ndërsa një herë nga Real Madridi. Dy nga këto tri raste, ai është shkarkuar në sezonin e tij të tretë me klubin.

Për herë të parë, Mourinho ishte shkarkuar nga Chelsea në vitin 2007, në sezonin e tij të tretë me klubin anglez, pasi që nuk kishte arritur t’i përsërisë sukseset. Chelsea e kishte shkarkuar edhe para tre viteve, mirëpo këtë herë ai ishte vetëm në sezon e tij të dytë.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ia kishte shkaktuar Mourinhos një goditje tjetër në sezonin e tij të tretë me madrilenët, kur në vitin 2013 Mourinho e mori lajmin se është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Real Madridit.

E njëjta gjë ka ndodhur përsëri, kur në sezonin e tij të tretë me Manchester Unitedit, Mourinho u shkarkua nga pozita e trajnerit, për shkak të paraqitjeve dhe rezultateve të dobëta të këtij sezoni. Mirëpo, me “Djajtë e kuq”, Mourinho nuk arriti kurrë suksese të ngjashme si me klubet e tij paraprake.

Në sezonin e tij të parë me Manchester Unitedin, Mourinho i fitoi tre tituj: Evropa Ligë, League Cup dhe Community Shield. Sezonin e kaluar, të dytin për të, ai nuk arriti të fitojë asnjë titull me klubin e tij.

Mirëpo, ky sezon ka qenë mjaft zhgënjyes për Manchester Unitedin, pasi që ata tashmë janë 19 pikë prapa liderëve, Liverpoolit, dhe kjo gjë ka bërë që ai të shkarkohet nga pozita e trajnerit pas dy viteve e gjysmë në këtë pozitë.

Related posts

GAFA NË CHAMPIONS/ “Magjia” Lukaku ndëshkon PSG në 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

“NOTORIOUS” KËRKON REVANSH ME KHABIB/ Vjen përgjigjja nga rusi: S’do të jesh kurrë kampion

Delo.autor

Shtohet konkurrenca për Sadikun te Legia, vjen ish sulmuesi i Arsenalit

Q.Autor

Leave a Comment