Futboll Sport

“SUPERCLASICO” MË E ÇMENDUR NË HISTORI/ “Libertadores” publikon grupet e edicionit të ardhshëm… (FOTO)

Klubi kampion i Copa Libertadores, River Plate, do të përballet me Internacional të Porto Alegres vitin e ardhshëm, kur të nisë mbrojtjen e titullit të fituar para pak ditësh, në Superclasico-n më të çmendur në histori.

Konfederata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL, ka hedhur shortin për fazën e grupeve në Libertadores 2019 dhe River është vendosur në grupin A, me brazilianët e Interit, peruanët e Alianza Lima dhe një ekip ende të papërcaktuar, që do të mësohet pas fazës eliminatore.

Finalistja tjetër, Boca Juniors, është vendosur në grupin G, së bashku me fituesit e Copa Sudamericana, Atletico Paranaense, si dhe kolumbianët e Deportes Tolima dhe bolivianët e Jorge Wilstermann.

Faza e grupeve do të nisë në muajin mars dhe CONMEBOL ka lajmëruar se çmimi për fituesin është rritur ndjeshëm, duke kaluar nga 6 milionë dollarë që ishte deri tani, në 12 milionë dollarë. Gjithashtu, prej vitit të ardhshëm finalja do të luhet vetëm me një takim, në fushë asnjanëse, një ndryshim historik për Libertadores.

Presidenti i CONMEBOL Alejandro Dominguez bëri thirrje që t’i jepet fund dhunës, pas katastrofës me finalen e madhe River-Boca, që u pezullua dy herë në nëntor, pas sulmeve ndaj autobusit të Boca-s, ndërsa kthimi u luajt në Madrid, vendim që vazhdon të debatohet.

Grupet e Copa Libertadores:

Grupi A: River Plate, Internacional, Alianza Lima, fituesi në eliminatore

Grupi B: Cruzeiro, Emelec, Huracan, Deportivo Lara

Grupi C: Olimpia, Cristal, Godoy Cruz, Universidad Concepcion

Grupi D: Penarol, Flamengo, LDU Quito, Bolivia 2

Grupi E: Nacional, Cerro Porteno, Zamora, fituesi në eliminatore

Grupi F: Palmeiras, San Lorenzo, Junior, fituesi në eliminatore

Grupi G: Boca Juniors, Atletico Paranaense, Tolima, Jorge Wilstermann

Grupi H: Gremio, Universidad Catolica, Rosario Central, fituesi në eliminatore

Related posts

RIKTHIM I BUJSHËM TEK JUVENTUS/ Buffon në Torino për testet mjekësore (VIDEO)

Delo.autor

Thyeu rekordin e madh te Napoli, vjen urimi i Maradonas për Hamsik: Të lumtë, por mos u ndal më!

Q.Autor

MERKATO/ Bayerni shfaq interes për yllin e Tottenhamit

Isa.Autor

Leave a Comment