Futboll La Liga Sport

SHKATËRROI EPOKËN E BARÇËS/ Trajneri thyen mallkimin, “pushton” Amerikën me ekipin dyvjeçar

Nëse mund të ketë pasur një mallkim sportiv për skuadrat e Atlantas, kryeqyteti i shtetit amerikan të Xheorxhias (vitet e fundit është dukur pikërisht kështu), tani mund të konsiderohet i thyer. Në vetëm dy vite ekzistencë, Atlanta United ka arritur të fitojë titullin në MLS (Major League Soccer) pasi ka mundur në finale Portland Timbers. Ky ka qenë titulli i parë sportiv për qytetin e Atlantas që nga 1995-a, kur Braves, ekip bejsbolli, fitoi Wolrd Series.

United e ka bërë një gjë të tillë para 73,019 spektatorësh të pranishëm në “Mercedes-Benz Stadium”, një shifër rekord për një finale të MLS.

Portland nuk ka arritur të përballojë futbollin agresiv të ish-trajnerit të Barcelona-s, Tata Martino, i cili do të largohet si fitues nga Amerika për të marrë drejtimin e kombëtares meksikane.

Ndeshjen e ka zhbllokuar në minutën e 38-të Josef Martinez, ish-lojtar i Torino-s. Ky ka qenë goli numër 35-së për golashënuesin më të mirë të kampionatit dhe (MVP) në sezonin e rregullt, gjatë të cilit ka vendosur një rekord me 31 golat e tij.Në minutën e 54-t ka ardhur dyfishimi i Atalnta-s me Escobar.

Populli iAtlanta-s ka disa trauma të freskëta për sa i takon përmbysjeve të pësuara në evenimentet sportive. Në 2017-ën, në fakt, Falcons të Arthur Blank, i cili është edhe pronari i United, kanë shpërdoruar një avantazh prej 25 pikësh në Super Bowl, një nga rezultatet më të pabesueshme të historisë së sporteve. Por jo këtë herë.

Atlanta është skuadra më e bukur e MLS-së dhe ka ngritur kupën me meritë.

Related posts

PRAPASKENA/ Përqafimi me portierin Simon, skuadra e duartrokiti edhe pas gafës

Delo.autor

”El Clasico” në të gjithë botën, ja dimesionet e kësaj përballje madhështore

Sadik.Autor

Skuadra kineze me komunikatë zyrtare për Iniestan

Q.Autor

Leave a Comment