Futboll Sport

SHORTI I KUALIFIKIMEVE “EURO 2020” U-19/ Shqipëria ka rënë në grupin 4 bashkë me…

Nevil Dede ka mësuar kundërshtarët e kombëtares që ka marrë përsipër të drejtojë, U-19, për llogari të fushatës kualifikuese të Kampionatit Europian të kësaj grup-moshe. Gjithçka është zbardhur sot, në Nion të Zvicrës, në selinë e UEFA-s, ku është hedhur edhe shorti përkatës.

Shqipëria ka rënë në grupin 4, bashkë me Greqinë, Belgjikën dhe Islandën. Nga ana e saj, Kosova U-19 do të ketë rivalë Rusinë, Poloninë dhe Uellsin, në grupin 5. Në fushatën kualifikuese do të marrin pjesë 52 përfaqësuese, që do të synojnë të shkojnë në fazën finale të kompeticionit, në Irlandën e Veriut.

Dy të parët e çdo grupi, së bashku me ekipin e tretë më të mirë, do të kualifikohen për në “Elite Round”, fazë e cila do të zhvollohet në Portugali, në pranverën e vitit 2020. Shtatë fituesit e “Elite Round” do të bashkohen me Irlandën e Veriut në fazën finale të korrikut 2020. 52 pjesëmarrësit e kualifikueseve të këtij Europiani janë ndarë në 13 grupe, me nga katër skuadra.

Grupi 4: Greqia, Belgjika, Islanda, Shqipëria

Grupi 5: Rusia, Polonia, Uellsi, Kosova

Related posts

TMERROHET REALI/ KARIKATURA E DITËS: Leo MESSI prenoton “SHALËT” e Courtois

Isa.Autor

JUVE “VUAN”/ Por Dybala i kthen sigurinë ndaj Genoas, Allegri arrin rekord personal

Delo.autor

Allegri merr LAJMIN E KEQ/ SUPER mesfushori do të OPEROHET, mungon deri në…

Isa.Autor

Leave a Comment