Zlatan Ibrahimovic e ka shpjeguar vendimin për ta refuzuar Milanin dhe për të vazhduar me LA Galaxy, duke thënë se ka shkuar në MLS për ta përfunduar karrierën.
Muajin e fundit u raportua bujshëm se sulmuesi suedez do t’i bashkohej sërish Milanit, pas dështimin të La Galaxy për t’u kualifikuar në play-off të MLS-së.
Megjithatë, klubi amerikan njoftoi dje se ish-sulmuesin i Juventusit dhe Interit do të vazhdojë me klubin edhe për një sezon tjetër.
“Është folur shumë, ama unë nuk u largova asnjëherë”, tha 37-vjeçari.
“Ende nuk kam mbaruar me MLS-në, kam akoma gjëra për të bërë. Sezoni im i parë ishte thjesht nxehje, prandaj i dyti do të jetë ndryshe”, shtoi Ibra.
“E njoh ligën dhe kundërshtarët shumë më mirë tani, plus ndihem më mirë fizikisht. Kam ardhur këtu për ta mbaruar karrierën”, theksoi ai.