Futboll Sport

THEO IKËN NGA MILANI/ Sulmuesi i kuqezinjve “bekon” mbrojtësin: Të uroj fat

Sulmuesi i Milanit, Raphael Leao ka përshëndetur mbrojtësin Theo Hernandez, i cili me gjasë do të transferohet nga kuqezinjtë tek Al Hilal në Arabinë Saudite. Në një postim në rrjetet sociale, Leao i uron fat Theos në aventurën e re.

“Vëllai im, shoku im në shumë beteja, kemi kaluar së bashku momente të mira e të këqija, por ishte një kënaqësi e madhe të ndaja dhomën e zhveshjes dhe fushën me ty. Të uroj gjithë fatin e botës në këtë fazë të re të jetës. Do të më mungosh shumë, sepse ndër vite je bërë një person shumë i rëndësishëm për mua.

Nuk duhej të përfundonte kështu, por jeta është e mbushur me sfida. Fat të mbarë në këtë rrugë të re, si gjithmonë. Gjithmonë do të jem duke të mbështetur ty… dhe neve”, ka shkruar Leao.

Related posts

PAS DISFATËS SË ATALANTËS/ Ja si vlerësohet nga media italiane mbrojtësi i Kombëtares

Delo.autor

KUPA E AFRIKËS/ Dëmtim horror për Manen, futbollisti i Liverpool vazhdoi lojën për të shënuar (VIDEO)

Delo.autor

ÇMENDET BALOTELLI/ Ja momenti kur “Super Mario” godet shokun e skuadrës në stolin e rezervave (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment