Futboll Premier League Sport

SJELLJA E PAHIJSHME/ REALI kërkon të SHESË përfundimisht mesfushorin

Mateo Kovacic ka shumë pak shanse të rikthehet te Real Madrid. Praktikisht zero. Siç raportohet nga AS, klubi është zhgënjyer nga sjellja e kroatit gjatë verës dhe ka vendosur të shesë mesfushorin.

Bisedimet për të ardhmen e tij kanë nisur që tani. Chelsea është në avantazh pasi 24-vjeçari do të luajë te Blutë deri në fund të sezonit.

Lojtari nuk është kundër qëndrimit të mëtejshëm pasi po e shijon jetën në Londër. Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të mira pas operacioneve të Alvaro Morata-s dhe Thibaut Courtois.Real Madrid pagoi 30 mln euro për shërbimet e tij në vitin 2015, por duke parë që ai është zhvilluar më tej, do të kërkojë më shumë.

Për kroatin interesohet edhe Tottenham që do të mundohet t’ia rrëmbejë Chelseat në verë. Sido që të shkojë, një gjë është e sigurt, ai nuk do ta veshë më fanellën e Real Madrid.

Related posts

Kingsley Coman: Do të jem gati në kohë për Botërorin

Sadik.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Kuqezinjtë në SUPER FORMË/ Panuçi s’i ndahet stërvitjes as para SKOCISË

Isa.Autor

MILAN TUNDOHET/ Por objektivat, familja dhe paratë largojnë Ibrën. E ardhmja mbetet mister

Delo.autor

Leave a Comment