Futboll Sport Të tjera

SKANDALI/ Dopingu “djeg” sërish SUPERFUQINË, Federata Botërore e pezullon deri në 2019

Federata Botërore e Atletikës (IAAF) ka pezulluar sërish Rusinë nga aktivitetet ndërkombëtare për shkak të dopingut. Vendimi i pezullimit të atletëve rusë mbetet në fuqi deri në 2019 kur të nxirren rezultatet finale nga të dhënat dhe testet e kryera nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut (WADA).

Rusisë i është hedhur poshtë për herë të nëntë apelimi për t’u kthyer në aktivitetet kompetitive të atletikës.

Qindra atletë rusë rezultuan në vitin 2015 pozitivë në testet anti-doping dhe që nga ajo kohë, Federata Ruse e Atletikës dhe sportistët e saj kanë humbur shansin të konkurojnë.

Related posts

FITOI TROFEUN E DYTË CHAMPIONS NË KARRIERË/ Shaqiri konfirmon: Sezonin e ri do të luaj me këtë klub…

Delo.autor

PËSOI ARREST KARDIAK NË FUSHË/ Katër hipoteza për problemin e Eriksen, njëra nga ato i mbyll karrierën

Delo.autor

Ylli anglez iu nënshtrohet sot testeve mjekësore në Chelsea

Q.Autor

Leave a Comment