Futboll Premier League Sport

SOLSKJAER KUNDËR MOURINHO/ Vendos kushte të tjera në merkaton e dimrit

Shumë gjëra kanë ndryshuar gjatë dy javëve të fundit te skuadra e Manchester United, por ndryshimet do të prekin edhe objektivat që “djajtë e kuq” kishin në merkaton e janarit. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk do të vazhdojë në merkato me objektivat që kishte planifikuar Jose Mourinho.

Solskjaer duket se do të ndjekë një linjë tjetër, duke hequr dorë nga blerjet e Toby Alderweireld dhe Ivan Perisic, që trajneri i ri i United i konsideron të vjetër. Sipas mediave angleze, trajneri norvegjez synon më shumë afrimin e talenteve të rinj tek United, për të ndërtuar një ekip me yje, që të luajnë së bashku për vite me radhë dhe të nisë një epokë të re.

Për momentin ende nuk ka asnjë emër konkret se cilin synon të sjellë në merkaton e janarit trajneri i ri i United, por konfirmohet linja e re e tij. Mësohet se Solskjaer i ka paraqitur një listë me emra stafit drejtues të “djajve të kuq”. Në dy ndeshje në stolin e ekipit të Manchester United, trajneri norvegjez ka arritur dy fitore.

Related posts

Flamurtari mposht Skënderbeun në gjysmëfinalen e parë

Sadik.Autor

LIVE / Tirana përmbys rezultatin në Fushë-Krujë, në avantazh edhe Teuta

Isa.Autor

KUALIFIKUESET “EURO 2024″/ Italia dhe Maqedonia e Veriut zbresin në fushë, njihuni me duelet e sotme

F.autor

Leave a Comment