Futboll Premier League Sport

SPEKTAKOLARE/ “TIFOZËT E XHAKËS” mahnisin me koreografinë, pamje “3D” në stadium (FOTO+VIDEO)

Në Zvicër, Basel luante kundër Zyrih në takimin e përfunduar me rezultatin 2 me 0 për ekipin e lojtarit të kombëtares, Taulant Xhaka.

Ajo që ka rënë  në sy në këtë ndeshje ka qenë super koreografia 3D, të cilën e kishin përgatitur tifozët e vendasve të Baselit.

3d

Të gjithë tifozët kishin në stolat e tyre para fillimit të ndeshjes syze 3D, në mënyrë që të kishin mundësi të shikonin të plotë panoramën që do të përhapej në stadium, e cila duhet thënë se ishte madhështore.

Tifozët e Dortmund dhe Galatasaraj “shquhen” për mrekulli të tilla, duke mahnitur botën e futbollit nëpër stadiume, por me koreografinë e shpalosur, duket se dhe ata të Baselit nuk mbeten shumë mbrapa…

Related posts

REAL MADRID-MALLORCA/ Ndizet sfida në “Bernabeu”, realizohen 2 gola për 60 sekonda (VIDEO)

Delo.autor

Icardi me objektiv ndaj Bolognas, kërkon të shënojë golin numër 100

Q.Autor

VJEN FITORJA E PARË PËR LEBRON JAMES/ Curry shënon 51 pikë ndaj Warriors / VIDEO

Isa.Autor

Leave a Comment