Boks MMA

SPORTI MË I PËLQYER/ Dana White: UFC ka dhuruar eventet “live” më të bukura

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka deklaruar sot se puna që ai dhe stafi i tij ka bërë për të promovuar eventet e këtij sporti është vlerësuar me notën 10. Numri 1 i artave marciale mikse, një javë para eventit të fundit të 2018-ës, atij të UFC-232, ka pohuar se ky sport është kthyer në një nga më të dashurit në botë, i suksesshëm dhe shumë i përhapur tek të rinjtë. Dhe sipas tij, gjithçka është meritë e promovimeve që janë bërë, kryesisht në rrjetet sociale.

“Nuk dua të dukem arrogant, por ne kemi organizuar eventet “live” më të mira në botë në çdo sport. Njerëzit që shkojnë të shohin ndeshje futbolli, basketbolli, bejzbolli etj., nuk i përjetojnë kurrë emocionet që dhuron një event i UFC-së. Në 18 vjet që jam në krye të këtij sporti, asnjëherë një television apo sponsor nuk është larguar nga ne duke thënë se nuk do të vij më këtu pasi kemi mbyllur një event “live”, u shpreh presidenti i UFC-së, Dana White.

 

Related posts

HISTORIKE/ Florian Marku i pamposhtur, fiton titullin kampion bote për federatën IBF (VIDEO)

Delo.autor

RIVALITETI MES TYRE NUK KA MARRË FUND/ Khabib për sfidën ndaj Conor McGregor, i gatshëm të shkojë në…

Delo.autor

DUELI I BAMIRËSISË/ Ja shuma marramendëse që arkëtoi legjenda Mike Tyson…

Delo.autor

Leave a Comment