Futboll La Liga Sport

SUKSESET E “EL CLASIOS”/ Barcelona dhe Real Madrid e mbyllin për 2018 90 me 90

Analiza e ftohtë e ekuilibrit midis Barcelonës dhe Real Madridit fsheh disa të dhëna, në një mënyrë apo tjetrën, në varësi të këndvështrimit.

Nëse analizon një “Madridista”, ai do të mburret se Real Madridi është klubi e Champions-it dhe Botërorit për Klube. Po ashtu, nuk harrohet se u emërua klubi më i mirë në shekullin e 20-të.

Nëse analizon një katalanas, ai do të mburret se ishin i pari klub, dhe deri tani i vetmi, që ka fituar gjashtë trofe, aq sa mund të fitohen në një vit kalendarik. Këtë sukses, klubi i bardhë nuk e ka arritur ende.

Nëse e shtrijmë vëmendjen te të gjithë trofetë, që janë kontestuar gjatë historisë, Barça do ta dominonte qartë duelin e saj kundër Real Madridit.

Klubi Blaugrana do të numëronte 45 tituj: “Small World Cup” (1), “Pyrenees Cup” (4), “Mediterranean League” (1), “Lliga Catalana” (1), Kampionati i Katalonisë (23), “Supercopa de Catalunya” (2), “Copa Catalunya” (8), “Copa Latina” (2) dhe “FA Cup” (3).

Klubi i bardhë do të numëronte 27 tituj: “Pequeña Copa del Mundo” (2), “Campeonato Regional” (18), “Trofeo Mandomunidad“ (5) dhe “Copa Latina” (2). Shumica e tyre u kundërshtuan edhe para se lindte Liga.

“TOP 10” në mbarë botën
Klubi më i dekoruar në glob është Al Ahly i Egjiptit, i cili ka 118 tituj. Përballë Barcelonës dhe Real Madridit qëndrojnë: Rangers (115), Nacional (113), Peñarol (108) dhe Céltic (104). “Top 10” kompletohet nga Benfica (81), Olympiacos (75) dhe Porto (68).

Related posts

E BUJSHME/ Hysaj mund të ndërrojë skuadër pas vetëm 6 muajsh te Lacio

Delo.autor

BEFASON LAMELA/ Jam Argjentinas por ja kush është lojtari më i mirë në botë

Isa.Autor

Mourinho i kërkon falje Mkhitaryanit

Q.Autor

Leave a Comment