Futboll Kategoria Superiore Sport

SUKSESI NDAJ KASTRIOTIT/ Ardi Mema: E prisja më herët fitoren, do ndërhyjmë në…

Për trajnerin e Tiranës Ardi Mema, suksesi me Kastriotin ishte çliruese, pasi vinte pas shumë ndeshjeve pa marrë rezultatin e kërkuar. Trajneri bardheblu tha se kjo fitore nuk do të thotë asgjë nëse nuk vijnë të tjera.

A vlen kjo fitore vlen më shumë se 3 pikë?

Do të thoja që po. E kam pritur këtë fitore më parë. Fitorja nuk vjen rastësisht. Edhe pse fituam 4-0 sot, kemi pasur momente kur kemi qenë nervozë. Mendoj që rezultati thotë gjithçka.

Sa e ndihmoi Tiranën goli i shpejtë?

I kemi pasur mundësitë edhe në takimet e tjera që të shënonim më shpejt. Ekipi tregoi një forcë karakteri. Ka qenë gjatë gjithë kohës në ekuilibër. Ana psikologjike ka qenë më ndryshe gjatë shënimit të golit. Ndeshjet me Partizanit lenë shenja në ekip. Kam qenë nën tension.

Ndërruat Grecën me Maveje…

E përforcova mesin e fushës, kundërshtari po na sulmonte dhe po krijonte raste. Mendova të fus 2 lojtarë në linjën e sulmit dhe mesfushorë. Këtë skemë e kemi aplikuar dhe më parë mendova që ta aplikoj dhe sot.

A ndikon fitorja në objektivat në merkato?

Kemi pasur momente gjaknxehtësie, por gjëja e parë që trajneri duhet të mësojë është të jetë më i qetë në stadium. Kjo ndeshje nuk ndikon fare në merkato. Realisht po kërkojmë futbollistë, por nuk mund t’i them pozicionet.

Sa përqind e skuadrës aktuale vlen edhe pas janarit?

Unë nuk jap informacione të kësaj natyre. Janë informacione “top secret”. Unë kam biseduar me presidentin dhe përgjegjësit e klubit që duhet të marrim lojtarë të tjerë. Kjo i bën mirë grupit, rrit konkurrencën. Ka hapësira për çdo njeri. Futbollistët kanë mundësitë e veta për t’u shprehur. Nëse në një ekip vendosen 10-12 veta qe luajnë dhe pjesa tjetër duket sikur e ka lenë sportin, kjo nuk është pozitive.

A jeni më të qetë pas kësaj fitoreje?

Unë shoh që ju të “Supersportit” jeni më të gëzuar për mua. Çdo fitore të gëzon. Shpresoj që të ketë kthyer disi kjo anën psikologjike. Ishte vetëm një ndeshje. Nëse nuk përqendrohemi, do të na rikthen gjërat mbrapsht. Duhet të jemi të kujdesshëm, ndeshjen tjetër e kemi në Laç. Nesër fillon puna kundra Laçit.

A keni dedikim për këtë fitore?

Të them të drejtën nuk e kam menduar. E mendoja këtë fitore në një ndeshje tjetër. Gjithsesi ua dedikoj tifozëve të Tiranës. Presin shumë nga ne. Nuk mund të themi dot më tepër. Është thjesht një ndeshje radhe e fituar. Nëse nuk u kthehemi gjërave siç duhet, ky ekip do ketë probleme, nuk diskutohet.

Related posts

Tirana-Partizani, “Të Kuqtë” pësojnë humbjen e parë. Mbrojtësi del nga fusha me barrelë

Delo.autor

Paul Breitner: Joshua Kimich, është si Philipp Lahm

Sadik.Autor

Harrojeni Neymarin, ky do të jetë transferimi më i shtrenjtë i historisë së futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment