Futboll Premier League Sport

“DJAJTË E KUQ” RIGJEJNË RRUGËN E FITORES/ Lukaku “ZGJOHET” në “POKERIN” e Man United

Manchester Unitedi më në fund e ka rigjetur rrugën e fitores duke e mposhtur bindshëm skuadrën e fundit në Premierligë, Fulhamin, të shtunën në “Old Trafford”, pas plot katër ndeshjeve pa fitore.

Skuadra e Jose Mourinho, Manchester Unitedi po vinte nga një humbje dhe tri barazime radhazi në katër ndeshjet e fundit në Premierligë, por u rikthye ndaj Fulhamit, të cilin e mposhti 4-1 në shtëpi.

“Djajtë e kuq” e nisen furishëm ndaj skuadrës tashmë në telashe në ligë, duke kaluar në epërsi pas gati një çereku lojë, kur Ashley Young bëri një solo gol të bukur.

Juan Mata e dyfishoi epërsinë e Unitedit pas gjysmë ore lojë, para se Romelu Lukaku ta bënte një pushim shumë më të këndshëm për Jose Mourinhon mes pjesëve, duke shënuar për 3-0 në minutën e 42-të.

Fulham arriti të shënojë një herë dhe atë përmes penalltisë, të cilën e realizoi Kamara në minutën e 67-të.

Goditjen e fundit vizitorëve ua dha Marcos Rashford më pak se dhjetë minuta para fundit, duke shënuar për 4-1.

Manchester Unitedi tani grumbullon 26 pikë në vendin e gjashtë, shtatë më pak se vendi i katërt, Tottenham, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe 16 më pak se lideri Liverpool.

Fulham mbetet e fundit në Premierligë me nëntë pikë.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA E MBLEDHJES TEK JUVENTUS/ Skuadra votëbeson trajnerin Pirlo, pakt pas humbjes me Inter

Delo.autor

Mancini zbarkon në Romë, është favoriti kryesor për stolin e Italisë

Sadik.Autor

TREMBET REALI/ PSG-ja çon Mbapenë në Angli. Ja prapaskenat me yllin francez

Delo.autor

Leave a Comment