Futboll Premier League Sport

SULMON GAZETARËT​ YLLI MAN CITY/ Raheem Sterling: Mendoj se kjo gjë është e papranueshme, ju e nxisni…

Sulmuesi anglez i Manchester Cityt, Raheem Sterling, i ka kritikuar gazetat duke thënë se mënyra se si raportohet për të bën që ai të portretizohet në një dritë të keqe si një i ri me ngjyrë dhe kjo gjë, sipas tij, e nxit racizmin.

Sterlingu ishte protagonist pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Chelseat, pasi që në rrjetet sociale filloi të qarkullonte një video ku shihej se gjatë ndeshjes, Sterlingu ishte abuzuar në baza racore nga tifozët e Chelseat.

Për të reaguar ndaj këtij incidenti, ylli i Cityt e ka publikuar një foto të një artikulli të gazetës angleze, DailyMail, në llogarinë e tij në Instagram. Titulli i artikullit ishte: “Futbollisti i ri i Manchester Cityt, 20-vjeçar, që fiton 25 mijë funta, i shpenzon 2.25 milionë funta në një villë përkundër që nuk ka startuar në asnjë ndeshje të Premierligës”.

Sterlingu e kishte blerë këtë shtëpi për nënën e tij, ngjashëm me bashkëlojtarin e tij, Phil Fodeni. Por, përkundër Sterlingut, Fodeni, i cili i përket racës së bardhë, është lavdëruar për këtë gjest nga mediat.

Sipas Sterlingut, ky titull e portretizon atë në një dritë të keqe, duke i lënë mënjanë gjërat e mira që ai i bën. Anglezi e ka quajtur këtë gjë të papranueshme dhe ka kërkuar që gazetat t’u japin të gjithëve mundësi të barabarta, pa marrë parasysh racën.

“Unë vetëm dua të them, nuk jam zakonisht lloji i njerëzve që flas shumë, por kur mendoj se kam diçka që duhet të dëgjohet atëherë flas. Sa i përket asaj që është thënë dje gjatë ndeshjes kundër Chelseat, ju mund ta shihni nga reagimi im se vetëm qesha pasi që nuk prita një trajtim më të mirë”, shkruan Sterling në Instagram.

“Për shembull, ju i keni dy lojtarë të ri [Sterling dhe Foden] të cilët e kanë filluar karrierën e tyre dhe që të dy luajnë në të njëjtin ekip. Që të dy kanë bërë diçka të mirë, ia kanë blerë nga një shtëpi nënave të tyre, pasi që ato me shumë dashuri i kanë sjellë ata aty ku sot janë”.

“Por, shikoni se si e transmetojnë këtë mesazh për një lojtar të ri me ngjyrë dhe pastaj si e bëjnë për një lojtar të bardhë. Mendoj se kjo gjë është e papranueshme, mënyra se si është formuluar”.

“Ky djalosh i ri me ngjyrë shikohet në një dritë të keqe dhe kjo gjë e nxit racizmit me sjellje agresive, kështu që për të gjitha gazetat që nuk e kuptojnë pse njerëzit janë racistë, e gjitha që duhet të them është se duhet të mendoni për herë të dytë për raportimin e drejtë dhe t’i ofroni të gjithëve mundësi të barabarta”.

Related posts

“Shpërthen” Cikalleshi/ Futet në pjesën e dytë dhe shënon dy gola, njëri në minutën e 96 (VIDEO)

Q.Autor

MOTO GP/ I mbijetoi aksidentit tragjik, pilotja spanjolle do të garojë në Moto3

Delo.autor

 E DUAN NË MILANO/ Interi vendos ultimatum për Vrsaljko dhe bën gati planin “B”…

Isa.Autor

Leave a Comment