Futboll Sport

Tefik OSMANI “harron” të ardhmen dhe godet në rrjetet sociale: Dëgjoni edhe regjisorin prapa skene

Pritej që të dilte në stërvitje me skuadrën e Skënderbeut, por Tefik Osmani ende s’ka vendosur për të ardhmen e tij. Sa në Korçë e sa në Durrës, shtatlarti i prapavijës nuk e ka ndarë mendjen për cilin ekip do të kontribuojë në sezonin e ri.

Sot, ai është bërë protagonist në rrjetet sociale teksa ka bërë një postim ku shkruan: ” Njerëzit po besojnë atë që është në skenë duke folur. Duhet të dëgjojnë dhe (Rregjizorin) që është mbrapa skenës duke prit me fol…”, përfundon ai.

Nuk dihet se me kë e ka Osmani, megjithatë duhet theksuar se e folura me nënkuptime është një nga armët e tij më të forta. Me interes pritet të mësohet skuadra që do të zgjedhë. Mes Skënderbeut dhe Teutës? Pse jo, mund të ketë tjera surpriza…

Related posts

FRIKA NGA KORONAVIRUSI/ FSHF ka një plan B për dy miqësoret e Shqipërisë në fund të marsit

Delo.autor

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ NDAJ SHKËNDIJËS/ Ja momenti kur futbollisti maqedonas thyen stolat e stadiumit (VIDEO)

Delo.autor

TIRANA-DINAMO/ Xhixha shmang mbrojtjen dhe ndëshkon “Blutë”. Ndërhyn VAR… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment