Futboll Shqipëri Sport

Sulmuesin e PARTIZANIT s’e tremb konkurrenca, Shkurtaj një hap larg: Uroj të bëjë…

Krahas Skënder Gegës, në konferencën për shtyp të Partizanit ka dalë edhe sulmuesi Rubin Hebaj. Shtatlarti shkodran po kalon një formë të mirë, megjithatë në kampin e kuq ka zëra se Vasil Shkurtaj mund të jetë përforcimi i janarit.

Kjo s’e tremb aspak lojtarin e Shpresave që fillimisht shprehet: “Nuk më bezdis aspak. Më intereson të luajë mirë për ekipin”. I pyetur më pas se me kë futbollist preferon më shumë të luajë, ai deklaron: “Kombinohem mirë me të gjithë. Nuk kam emra të veçantë në skuadër“.

Ndaj kuksianëve në prapavijë do të jenë tre shtatlartë si Shameti, Cuculi dhe Krasniqi. Por, edhe për këtë Hebaj ka një përgjigje: “Uroj të dalin huq“. Në fund ndalet te vazhdimësia e tij, teksa më e rëndësishme për të është të shënojë vazhdimisht: “Dua të shënoj vazhdimist. Kjo tregon që po bëj detyrën dhe përgjigjem më mirë“, përfundoi Rubin Hebaj.

Related posts

Madridi zgjedh Lewandowskin para Kane

Sadik.Autor

FOTO/ Tottenham-Juventus, formacionet zyrtare. Anglezët mbrohen, italianët sulmojnë

Q.Autor

Duel për Ivan BALLIUN/ MALAGA ka një rival për ish-lojtarin e BARCELONËS

Isa.Autor

Leave a Comment