Futboll Seria A Sport

TRONDITET MERKATO/ Juve bën gati 80 milionë euro, ja dy yjet që synon në JANAR

Mbi 80 milionë euro në kasafortë janë rezultat i kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Kjo është dhurata më e mirë në prag të Vitit të Ri për Juventusin. Bardhezinjtë dëshirojnë t’i japin vetes një fillim të vitit 2019 edhe më të veçantë. Kjo, duke shfrytëzuar edhe paratë e përfituara, të cilat pritet të shkojnë për përmbushjen e një ëndrre, që tashmë është një objektiv gjithnjë e më i nxehtë.

“Tuttosport” vijon të shkruajë se Paul Pogba do të kthehet në Torino. Kjo është edhe dëshira e tifozëve të Juventusit, që nuk i harrojnë katër vitet e kaluara të yllit francez, tashmë kampion bote. “Pogboom” tani është një markë tregtare, “Pogdance” imitohet edhe nga kolegët e ekipeve të tjera (edhe sportet e tjera).

POGBA OSE ISCO – Ja se çfarë mund të bëjnë 80 milionë euro: për të bindur Manchester United, që pas një periudhe 2-jeçare vuajtjesh me francezin, pa suksese me peshë, ta lejojë Pogba të kthehet në shtëpi. Ose, të shfrytëzojë pakënaqësinë e një tjetër ylli, si Isco te Real Madridi.

Nëse nga “Old Trafford” nuk do të ketë luhatje, Juventusi mund ta devijojë vëmendjen e tij në Spanjë. Pogba, deri më sot, mbetet objektivi më i afërt, pavarësisht nga rezistenca e “Djajve të Kuq”. Këta të fundit, sigurisht, nuk duan të humbin asgjë nga investimi prej 105 milionë eurove për francezin, plus bonuse të tjera.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Levante. Rezultati 1-2

Delo.autor

BARCELONA ARRITI AKORDIN ME RABIOT/ Firma e kontratës së yllit francez ngec për 5 milionë euro, ja arsyeja

Delo.autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Ja kundërshtarët e mundshëm të Inter në Europa League

Delo.autor

Leave a Comment