Sport Të tjera

SUPERDUELI I TITANËVE/ Akuza e RËNDË nga Fury: Gjyqtarët më HOQËN titullin

Dueli Wilder-Fury përfundoi në barazim dhe britaniku nuk arriti që ti rrëmbete dot titullin e kampionit të botës amerikanit.

Por Fury ka akuzuar gjyqtraët për këtë gjë.

Pas duelit, Fury i inatosur me këtë rezultat tha: “Bota e pa duelin dhe e di të vërtetën. Unë mendova se e kisha fituar këtë përballje dhe se do të kisha gjerdanin me vete, por vendimi i gjyqtarëve më hoqi fitoren. Unë jam një sportist profesionist, që e dashuron boksin. Nuk njoh njeri në botë, në peshën time, që të lëvizë e duelojë ashtu siç bëra unë ndaj Wilder”, tha Fury.

“Përballë kisha një boksier që grushton fort, por në këtë sfidë i evitova goditjet e tij. Nuk kam asgjë me Wilder, ai është një kampion i madh dhe e falënderoj për mundësinë që më dha. Më hodhi në tapet, por nuk kishte asnjë shans që të fitonte me “KO”, pasi tregova zemër në këtë sfidë dhe u ringrita. E ardhmja? Jam 100% i sigurtë se do të zhvillojmë revanshin, por unë do të shkojë edhe më larg se kaq. Jam rikthyer për të qenë kampion i pamposhtur i botës”, tha Fury.

Related posts

KAOSI TEK GJIROKASTRITËT/ Luftëtari me formulë të re, Gentian Mezani ”shkund” lojtarët

Isa.Autor

Pas Nikole Sherzinger, futbollisti shqiptar lidhet me modelen super seksi

Isa.Autor

Inter, zbulohen 10 emrat e Ausilio për Champions League

Sadik.Autor

Leave a Comment