Futboll Shqipëri Sport

SYNOJNË TITULLIN/ Momenti i Teutës, ndaj Kastriotit kërkohet “mrekullia” e dhjetë

Të dielën skuadra më në formë e momentit në kampionatin tonë, Teuta, do të udhëtojë në një transfertë delikate dhe shumë të rëndësishme përballë Kastriotit. Skuadra e Shkëmbit ka nëntë ndeshje pa humbje.

Përballë Kastriotit duket se është një ndeshje që “djemtë e detit” e vuajnë disi, pasi kanë plot gjashtë vite pa fituar në transfertë me krutanët. Rivalët drejtohen nga një trajner, i cili e njeh shumë mirë ambientin durrsak si Nica dhe ka pasur një rritje në javët e fundit, ndaj pritet të jetë një takim interesant.

Barazimi në ndeshjen e fundit përballë Partizanit ndikoi që Teuta të humbiste vendin e tretë, të cilin e mbante prej disa javësh dhe pse diferenca është e vogël, vetëm një pikë nga Kukësi e Skënderbeu, në kampin durrsak kërkojnë të rikthehen menjëherë aty ku u takon. Ndeshja luhet të dielën dhe duke qenë se Partizani barazoi me Kukësin, durrsakët kanë realisht shanse për vendin e dytë.

Gjithnjë, nëse Skënderbeu nuk merr tri pikët me Luftëtarin. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi sheh me pozitivitet nga ndeshja e ardhshme, por asnjëherë nuk e nënvlerëson kundërshtarin që në pesë javët e fundit ka marrë gjashtë pikë, nga dhjetë që ka në total. Do të luhet në një fushë të vështirë, po ashtu edhe nga terreni dhe stafi teknik ua bën të qartë lojtarëve që duhet të jenë të kujdesshëm dhe të zgjidhin gjithçka brenda mundësive të para që do të krijohen.

Po ashtu, skuadra përveç rendimentit të mirë që ka treguar, ku vazhdohet të punohet, te “djemtë e detit” u druhen dëmtimeve që mund të vuajnë nga terreni dhe kjo është një ndeshje shumë delikate për të shmangur çdo dëmtim, i cili mund të peshojë rëndë në fund dhe mund të ndikojë jo vetëm në takimin, por edhe në ecurinë e Teutës.

Rëndësia e këtij takimi është shumë e madhe për të vijuar vazhdueshmërinë e skuadrës së Teutës në rezultate, për të vijuar rrugën drejt zonës euro. Luhet në transfertë dhe në fillim të sezonit skuadra vuante nga mungesa e “shtëpisë”, por tani duket se ka rikuperuar çdo gjë dhe vjen nga fitorja në transfertën e fundit, si ajo e Korçës përballë Skënderbeut. Gjithsej në transfertë, në tetë ndeshje Teuta ka arritur të marrë plotë 12 pikë dhe ka rritur dhe marshin e golit ,pasi së bashku me Skënderbeun janë skuadrat që kanë shënuar më shumë në transfertë, plot dhjetë gola.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ylli i Atalanta-s është vetëm një hap larg transferimit tek klubi i madh i Serie A…

Delo.autor

CAVANI HUMB MENDJEN GJATË NDESHJES/ E kap kundërshtarin nga fyti dhe e rrëzon në tokë (VIDEO)

Delo.autor

ÇËSHTJA “KESSIE” VAZHDON/ Maldini “plaçkit” Interin, zbulohet plani i drejtuesit për merkaton

Delo.autor

Leave a Comment