Futboll Shqipëri Sport

Mbledhje te Luftëtari/ Tavo vendos ultimatum për 4 pikë: Premio nëse arrijnë objektivin, ndryshe…

Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, dy ditë para transfertës me Skënderbeun, ka mbledhur futbollistët në prani të trajnerit Gentian Mezani, dje në sallën e konferencave për shtyp në stadium.

Fillimisht, kreu i klubit ka prezantuar para skuadrës drejtorin e ri sportiv, Gentian Nora, ndërsa më pas ka folur me futbollistët për situatën në prag të ndeshjes me korçarët. Përtej faktit se ka pasur probleme financiare, Tavo ka qenë i zhgënjyer me rezultatet dhe tashmë kërkon që skuadra të justifikojë gjithçka në fushë.

Menjëherë pas mbledhjes, presidenti i Luftëtarit foli për “Panorama Sport”, duke theksuar se pret të paktën 4 pikë nga ndeshjet e radhës ndaj Skënderbeut dhe Partizanit. “Bëmë një mbledhje me lojtarët dhe iu bëra të qartë se me Skënderbeun dua patjetër një pikë. Ky është ultimatum.

Menduam të shkundnim futbollistët para këtyre dy ndeshjeve, me qëllim mospërsëritjen e gabimeve si ndaj Kamzës, veçanërisht në pjesën e parë. Iu bëra të ditur se do të ketë premio, në rast se në dy ndeshjet e radhës do të merren më shumë se tri pikë. Katër pikët janë minimumi që do të synojmë.

Pra, të paktën një pikë me Skënderbeun dhe fitore me Partizanin në Gjirokastër do të shoqërohen me ndarjen e rrogave dhe premio. Nëse nuk realizohet ky objektiv, do të ketë gjoba. Me bindje u them se edhe lojtarët, pasi u qetësuan për situatën financiare, treguan vendosmëri për përmbushjen e këtij objektivi”, deklaroi Tavo.

Related posts

Finalja e Kategorisë së Parë, Tirana- Kastrioti

Sadik.Autor

RUSI 2018/ Francë-Australi, “Gjelat” janë favoritë në çdo aspekt

Sadik.Autor

VIDEO/ Zhbllokohet rezultati në ‘Camp Nou’, Suarez kalon në avantazh Barcelonën

Q.Autor

Leave a Comment