Futboll Shqipëri Sport

SYNON KOMBËTAREN/ Vajushi drejt Rumanisë, ja klubet që interesohen për shkodranin

Shkodrani Armando Vajushi, duket shumë pranë kalimit në kampionatin rumun. Sipas “prosport.ro”, menaxheri i 27-vjeçarit, Sokol Haxhia, ka qenë i pranishëm në 3 sfidat, Dinamo e Bukureshtit-Kluzh, Botoshani-Poli Iashi dhe Astra-Botoshani.

Shanset janë të mëdha që Vajushi t’i bashkohet Botoshanit, skuadër ku aktivizohet edhe mesfushori shqiptar Enriko Papa, gjithsesi një opsion mjaft i mirë mbetet dhe Dinamo e Bukureshtit.

Momentalisht shkodrani është pa ekip, teksa skuadra e fundit që është aktivizuar ka qenë Avelini. 27-vjeçari është i lirë që nga vera e këtij viti.

Related posts

HUMBJA TURPËRUESE NDAJ LIVERPOOL/ Tifozët e Manchester United kërkojnë Conten në vend të Solskjaer (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ “The Sun”: Juventus do ta shesë Ronaldon për 60 milionë euro

Delo.autor

PAMJET E RËNDA/ Tragjedi në garën e CrossFit në SHBA, atleti serb mbytet pak para përfundimit

F.autor

Leave a Comment