Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ “The Sun”: Juventus do ta shesë Ronaldon për 60 milionë euro

E ardhmja e Cristiano Ronaldo-s duket se mbetet akoma e pasigurt pavarësisht përgënjeshtrimeve të bëra nga presidenti Agnelli në ditët e kaluara.

Në Angli, në fakt, janë të bindur se Juventus e ka nxjerrë në shitje dhe se mendon të përfitojë edhe një shifër të rëndësishme për portugezin.

Sipas The Sun, CR7 nuk konsiderohet i paprekshëm në shtëpinë bardhezi dhe presidenti Agnelli, pavarësisht deklaratave të bëra, mund ta shesë nëse do të vinte një ofertë prej 60 milionë eurosh.

E përditshmja angleze është shumë e sigurt se Juventus mund të privohet nga 5 herë fituesi i Topit të Artë në rast të një oferte të tillë.

Skuadrat e interesuar për ish-yllin e Real Madrid mund të jenë Paris Saint-Germain dhe dy ekipet e Manchester-it, City dhe United.

Related posts

Rooney si Ibra e Villa, transferohet në Amerikë te DC United

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ “Bomberi” Lewandowski i vetëofrohet Real Madridit, ja prapaskenat…

Delo.autor

NGA RAPO TEK RAMADANI/ ish-lojtarët e Superiores largohen të gjithe nga klubi kuqezi…

Delo.autor

Leave a Comment