Futboll Sport

TË PAMPOSHTUR NË KËTË SEZON/ Klopp: Me “Topçinjtë” është një ndeshje tërësisht ndryshe

Reds mund të kenë fituar ndeshjen e tyre të fundit në Premier Ligë me rezultat 4-0, por menaxheri i tyre beson se ata duhet të luajnë shumë më mirë kundër Gunners.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka bërë thirrje tek lojtarët e tij që të tregojnë shumë më shumë kundër Arsenalit në ndeshjen e tyre të fundit këtë vit.

Liverpool janë të pamposhtur në ligë këtë sezon dhe kanë fituar tetë ndeshjet e tyre me Gunners, që nga barazimi i tyre në Emirates Stadium pikërisht kundër Arsenalit në nëntor.

“Arsenali janë të mirë për momentin; ata kanë një skuadër fantastike dhe një menaxher fantastik, kështu që nuk do të jetë lehtë”, ka thënë Klopp për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Është një ndeshje tërësisht ndryshe, natyrisht. Nëse i lëni ata të kundërsulmojmë, sikurse e lamë Neëcastle, nuk mendoj që kemi mundësi që të fitojmë sepse janë të fortë në kundërsulme. Kështu që ne duhet të përmirësohemi në shumë gjëra”.

“Por, në anën tjetër, ne kemi 51 pikë dhe kjo është e pabesueshme. Ne luajtëm në pjesën e parë të sezonit si të pamposhtur-kjo është ndjenjë e mirë dhe ne të gjithë ndihemi mirë tani”.

“Problemi i vogël është se tani vjen pjesa e dytë e sezoni që fillon të shtunën. Çfarë dëshirojmë ne është që kur të startojmë në verë përsëri të kemi prapë një sezon të parë si të pamposhtur”.

E shtuna dhe Arsenali është test për dy ndeshjet kruciale të Reds këtë sezon në rrugëtimin për ta fituar Premier Ligën, një titull të cilin se kanë fituar që nga sezoni 1992/93.

Pas kësaj ndeshje Liverpooli udhëton në Etihad Stadium te Manchester City të cilët janë kampion në fuqi deri në muajin maj, por që kanë pasur tri humbje brenda tri jave.

Related posts

E BUJSHME/ NEYMAR “i shkel syrin” ANGLISË: Herët a vonë, çdo kampion duhet të…

Isa.Autor

Zidane “THUMBON” Barcelonën: Katalanasit luajtë për të mos humbur, Reali për fitore

Sadik.Autor

FRIKA NGA BURGU/ Rrëfehet ish modelja: RONALDO më dha 4000 euro për një…

Isa.Autor

Leave a Comment