Futboll La Liga Sport

HIDHET NË SULM PËR YLLIN E NAPOLIT/ Perez gati të ofrojë 70 milionë euro dhe yllin e ekipit…

Kalidou Koulibaly mund t’i thotë lamtumirë Napoli-t. Real Madrid duket se është gati të hidhet në sulm për senegalezin në merkaton e verës.

Sipas El Desmarque, Los Blancos kanë gati një ofertë të çmendur për qendërmbrojtëtin e skuadrës së Gennaro Gattuso-s. Madrilenët, në fakt, janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro dhe kartonin e James Rodriguez.

Kolumbiani, i cili është ndjekur për një kohë të gjatë verën e kaluar kur Ancelotti ishte trajneri i Napoli-t, mund të përfshihet në operacion. Shumë do të varet nga pozicioni i “Axurrëve” në renditjen përfundimtare të Serisë A.

Në rast se nuk do t ë arrihej kualifikimi në Champions League, Koulibaly do të ishte i gatshëm të përshëndetej me Napoli-n.

Related posts

Talenti i Milanit bën zgjedhjen e vështirë mes Shqipërisë dhe Kosovës

Q.Autor

Aguero ‘kapet fort’ pas Cityt, refuzohet nga 3 klube të mëdha europiane

Q.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Teuta-Flamurtari. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment