Futboll Shqipëri Sport

SUPERSFIDA ME KUKËSIN/ Gega: Te Partizani jam në shtëpi, Hilën e kam llogaritur për…

Trajneri i Partizanit ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp në kuadër të takimit me Kukësin që do të luajë ditën e premte. Tekniku u është përgjigjur pyetvje të gazetarëve. Së bashku me Skënder Gegën ka qenë i pranishëm në konferencë edhe Rubin Hebaj.

Cilat janë shënjat që ka lënë në skuadër ndeshja me Teutën?

Ka lenë shenjë të mirë, sidomos nga ana e Durrësit, ka bërë ndeshje të mirë. Kishim shkuar për fitore, por ndeshja tregoj që kemi luhatje. Jam i kënaqur që pas atyre gabimeve, ekipi tregoi karakter dhe shkoi aty ku është.

Sa ndikon mungesa e Asanit ndaj Kukësit?

Çdo mungesë rëndon. Asani është moshë e re, por këtë vit është në rrugën e duhur. Nuk është se është perfekt, por askusht nuk është. Deri tani ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.

Më i vështirë Kukësi apo Teuta?

Teuta u mbyll, kemi luajtur 2 herë kemi marrë 4 pikë. Tashmë më intereson vetëm Kukësi.

Kukësi është në formë të mirë…

E di që është një ekip i vështirë, ka potencial, i respektojmë. Ne jemi ekipi kryesues me 5 pikë diferencë. Do të bëjmë atë që dimë më mirë. Jemi përgatitur për Kukësin dhe çdo ekip në Shqipëri.

Do t’iu kënaqte barazimi me Kukësin, duke qenë se ndodheni në pozita të mira në klasifikim?

Se përcaktojmë ne këtë. Si trajner nuk them se do të hymë për barazim. Do të jemi të kujdesshëm dhe të luftojmë për gjithçka. Barazimi dhe fitorja nuk vendosen në konferencë për shtyp.

Rinovimi?

Jam në shtëpinë time. Marrëveshja jonë ka qenë marrëveshje mes familjes. Kur erdha, nuk erdha për të ndenjur as 5 vjet as shumë vite, por për të kontribuar. Deri tani jam i kënaqur dhe jam krenar për futbollistat dhe punën që bëj. Kur të vij momenti do disktojmë.

Merkato?

Kur të vij me momenti. Kukësi dhe Luftëtari janë ndeshje të rëndëisishme. Nuk është dëshira për të larguar por për të përforcuar. Nuk duhet të largojmë askënd që nuk e meriton, por edhe mos të afrojmë dikë që se meriton. Çdo gjë do ta bëjmë me pjekuri. Gjithsesi është e rëndësishme është që klubi është në dispozicon dhe nuk do të kurrsehet.

Dervishi është shprehur se Gega është me fat që ka atë grup…

E kam pasur Partizanin përpara Dervishit. Kam filluar që në 1983. Secili e di pozicionin e vet. Jam trajner i Partizanit dhe e vlerësoj kontributin dhe ndaj me të gjithë. Është mendimi i tij dhe them se është pozitiv.

Diskutuat me Hilën pas ndeshjes me Teutën për përplasjen me Osmanin?

Ka shumë biseda gjatë ndeshjes. Hila është lojtar i mirë, me ego dhe e do këtë fanellë. Është i ndërgjegjshëm për veprimet. Nuk kam dëshirë të kthehem mbrapsht. Nuk kemi asnjë lajm nga Disiplina ende. Nuk jam intersuar personalisht, ka njerëz në klub që interesohen për këtë. Unë e kam në plan.

Mungesa e tifozëve?

Do të jetë ndeshje e qetë. Do të dëgjohen të folurat e trajnerëve. Secili të marrë atë që i takon.

Është momenti që Partizani të kërkojë në federatë që mos të ketë më dënime kolektive?

E kam thënë mendimin tim. Në asnjë lloj mënyrë nuk kam dëshirë ta paragjykoj vendimet. Është fakt që pasnesër nuk do t’i kemi. Për ne është humbje e madhe. Duhet t’i japim komplimentet edhe për Durrës që  nuk pushuan për 90 minuta dhe në atë kohë.

U ecën me personat që keni në krah në intervistë…

Kë kam në krah na sjell fitoren, nuk është e thënë. Kemi koçiduar që edhe kemi humbur. Hebaj është vetëm 20 vjeç, është profesionist dhe ka dëshirë. Të gjithë presim të shkoj sa më lart.

Related posts

SFIDA NDAJ TEUTËS/ Çyrbja: Për mua është ndjesi e mirë që do të luaj kundër ish-skuadrës sime, por…

Delo.autor

SPEKTAKËL DHE TENSIONE/ Lazio mposht Inter me përmbysje në “Olimpico”

Delo.autor

“ËSHTË DITA MË E BUKUR E JETËS SIME”/ Elis Bakaj ndan me miqtë gëzimin e madh (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment