Futboll Sport

TRONDITET KLUBI ANGLEZ/ DITA E GJYKIMIT MAN CITY, Guardiola: Ekipi do të bëjë…

Zërat që flasin për një skualifikim të mundshëm të Manchester City nga UEFA nuk i pëlqejnë aspak trajneri Pepe Guardiola, i cili ka kërkuar që kjo situatë të sqarohet sa më shpejt.

“Nëse UEFA do të marrë një vendim, klubi do të bëjë një deklaratë zyrtare: do të më pëlqente që të ndodhte kështu, sepse do të dinim me siguri për çfarë bëhet fjalë dhe të gjithë këto zëra do të merrnin fund”, ka thënë trajneri i “Qytetarëve” në lidhje me sanksionet e mundshme nga “Fair Play” Financiar.

Sipas dokumenteve të zbuluara nga “Football Leaks”, City ka bërë shkelje të mëdha financiare për të shmangur shtrëngimet e FFP-së dhe shtypi anglez është i bindur se në ditët e ardhshme do të vijë përjashtimi i klubit nga edicioni i ardhshëm i Champions League.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Kushton 80 milionë euro, Liverpool kërkon t’i bëjë një super dhuratë Klopp-it

Delo.autor

NDIZET ALARMI TEK BAYERN MUNICH/ Trajneri i “bavarezëve” humb dy lojtarë për ndeshjen e ardhshme, ja emrat

Delo.autor

“Makinaciones”/ Njihuni me mesazhin enigmatik i ish-portierit për Leo MESSIN (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment