Futboll Premier League Sport

ÇMENDURIA E TIFOZIT/ GOLI i ORIGIT e detyron “lojtarin e 12” të bëj TATUAZHIN EPIK (FOTO)

Divock Origi shënoi golin që vendosi fatet e derbit të madh në Liverpool fundjavën e shkuar dhe nuk ka fare rëndësi që golin e shënoi nga 5 centimetra distancë, sepse tani e tutje belgu do të mbetet në historinë e Liverpool-it.

Një tifoz, ndoshta i dëshpëruar teksa shihte derbin të shkonte drejt përfundimit pa gola, shkroi në Twitter (nën emrin @ForeverRed98): “Nëse Origi shënon, do të bëj një tatuazh me emrin e tij”.

Sikur ta kishin marrë lajmin, portieri i Evertonit Jordan Pickford dhe Divock Origi “gatuan” golin e minutën së 95-të dhe me siguri tifozi guximtar do jetë penduar për premtimin e bërë në Twitter. Megjithatë, premtimi është premtim, sidomos kur postohet në rrjetet sociale dhe e shohin shumë njerëz…

Tre ditë pas derbit tifozi i The Reds bëri një tatuazh gjigant, me emrin Divock që shkruhej në këmbën e tij. E imagjinoni sikur Divock Origi, i cili ka shënuar vetëm 13 gola për Liverpool-in, të shënojë gol vendimtar në finalen e Champions League?

Related posts

Redi Jupi: Kemi gabuar që kemi zgjedhur Panuçin, nuk e kuptoj pse quhet “vëllazërore” me Kosovën

Sadik.Autor

Conte nuk është i shqetësuar për të ardhmen te Chelsea

Sadik.Autor

Imazhet e “VAR”-it të Kupës së Anglisë bëjnë xhiron e botës

Q.Autor

Leave a Comment