Futboll La Liga Sport

TURPËRIMI/ Tek BARÇA e kanë ndarë mendjen, duan që Champions t’u sjellë “hakmarrjen”

Te Barcelona askush nuk e ka harruar turpërimin e një edicioni më parë në Ligën e Kampioneve, eliminimin e bujshëm që pësuan në prill kur u mundën 3-0 në “Olimpiko” nga Roma dhe kërkojnë me çdo kusht hakmarrje. Kjo është arsyeja se pse tifozët e skuadrës katalanase, ashtu si në fakt edhe vetë lojtarët e stafi, presin që shorti të jetë me “fat”; dhe t’u rezervojë të hënën pikërisht ekipin italian përballë.

Barcelona fitoi 4-1 ndeshjen e parë në “Kamp Nou” dhe dukej se kishte të sigurt kualifikimin. Por Roma fitoi 3-0 në shtëpi, në një ndeshje të çmendur ku praktikisht zbërtheu skuadrën katalanasve, një natë që ka mbetur e ngulitur në mendjen e spanjollëve,.

Ndaj “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se në një sondazh të kryer nga ajo, tifozët do të dëshironin të gjithë që të kishin përballë Romën në turin tjetër. Edhe vetë lojtarët e Barcelonës duan një tjetër sfidë me këtë ekip, më shumë sesa me emra që në letër mund të duken më të përballueshëm si Shalke, Ajaks, apo Lion. Të hënën të gjithë do të jenë me sytë nga goglat, për të mësuar nëse shorti do të dhurojë një tjetër “hakmarrje” apo jo.

Related posts

LIVE/ Mbyllet derbi Partizani-Tirana në “Air Albania”. Rezultati 1-2

Delo.autor

Ikona e Barcelonës, Xavi: Unë shoh zero shanse, që Neymar të kthehet te Barcelona

Isa.Autor

INTERI FUTET FUQISHËM NË MERKATO/ Ja emrat cilësorë që mund të afrohen në verë

Delo.autor

Leave a Comment