Futboll La Liga Sport

U MAHNIT NGA BALE/ Solari bën ndyshimin e madh në mesfushë për…

Trajneri i Real Madrid, Santiago Solari, ka mbetur i befasuar nga paraqitja e bërë nga Gareth Bale, i cili ishte autori i tre golave në fitoren 3-1 të arritur në gjysmëfinalen e Botërorit për Klube kundër japonezëve të Kashima Antlers.

“Bale bëri gjithçka”, ka thënë argjentinasi. “Ai i shkatërroi ata. Golat, lëvizjet, paraqitja në fushë. Me këtë paraqitje ka treguar se kush është dhe atë që është në gjendje të bëjë. Jemi shumë të lumtur për të dhe shpresojmë që të luajë kështu edhe në ndeshjen e ardhshme”.

“Tani do të kërkojmë të përsërisim të njëjtën paraqitje të shtunën dhe, pavarësisht se ne përpiqemi t’i ndihmojmë lojtarët, janë ata përgjegjësit për gëzimet që na japin. Edhe pse e dimë se nuk do të shënojmë tre gola në çdo ndeshje, shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë”, ka shtuar Solari.

Trajneri i Real do të duhet të marrë një vendim në mesfushë për finalen, duke parë se Casemiro është kthyer nga dëmtimi dhe është aktivizuar në pjesën e dytë. Marcos Llorente, në fakt, ka luajtur shumë mirë në mungesë të tij.

“Marcos ka luajtur shumë mirë. Është shumë e lehtë të flasësh për këtë, por shumë e vështirë për të vendosur. Casemiro duhet të luajë për të rikuperuar formën”, ka përfunduar Solari.

Related posts

TALENTIN E TIJ KËTË JAVË E VUAJTI EDHE MESSI/ Adoleshenti shqiptar zgjidhet përsëri në formacionin e javës

F.autor

Messi kërkon largimin e Digne, e zëvendëson me objektivin e Real Madrid

Q.Autor

NISI EPOKËN E DYTË TEK MILAN/ Zlatan Ibrahimovic është futbollisti i katër dekadave

Delo.autor

Leave a Comment