Futboll Shqipëri Sport

VLERA FINACIARE/ Kukësi kushton më shumë se Partizani, ja futbollisti më i shtrenjtë

Partizani dhe Kukësi e shikojnë veten si rivale të denja për njëra-tjetrën për fitimin e titullit kampion. Përveç synimeve dhe objektivave që kanë skuadrat, edhe vlera e lojtarëve që kanë klubet e tregojnë më së mirë karakterin e duelit të sotëm. Pa dyshim, bëhet fjalë për një sfidë mes dy skuadrave që kanë lojtarët me vlerën më të shtrenjtë.

Bazuar te shifrat që rendit “transfermarkt.com”, një sajt i specializuar për vlerën e kartonit të lojtarëve, del se Kukësi kushton më shtrenjtë se Partizani. Vlerat e lojtarëve janë relative, gjithsesi sipas llogarive të këtij portali, të gjithë lojtarët e Kukësit vlerësohen në treg me 5.8 milionë euro. Ndërsa vlera e Partizanit shkon te 5.03 milionë euro. Sipas këtyre llogaritjeve, Kukësi vlen 800 mijë euro më shumë se të kuqtë e kryeqytetit.

Kukesi-Partizani

Edhe sa u përket lojtarëve me kartonin më të shtrenjtë, sërish peshorja anon nga verilindorët. Sipas “transfermarkt.com”, lojtari më i shtrenjtë i sfidës së sotme është Uilliam Koredero Melo. Kartoni i brazilianit të Kukësit vlerësohet me 600 mijë euro. Arturo Rexhinaldo është lojtari i dytë më i kushtueshëm në radhët e Kukësit, kartoni i të cilit vlerësohet 550 mijë euro.

Shkodra Partizani

Ndërsa te Partizani, Jurgen Bardhi vlerësohet si lojtari më i shtrenjtë, 575 mijë euro, që i bie të jetë lojtari i dytë më i kushtueshëm i ndeshjes, pas brazilianit Melo. Jasir Asani pason Bardhin te Partizani si lojtari më i kushtueshëm, ku vlera e kartonit të tij vlerësohet 400 mijë euro.

Related posts

ELEMINIMI NË EUROPA LEAGUE/ ZYRTARE: Besnik Prenga largohet nga LAÇI

Isa.Autor

KAMPIONATI BALLKANIK NË “BODYBUILDING”/ Kosova fiton 4 medalje në Greqi

Delo.autor

Nga Bonucci te Cutrone, “Djalli” ka forcuar shtyllën kurrizore

Sadik.Autor

Leave a Comment