Futboll La Liga Sport

“REALI E KA HEDH NË RRUGË”/ Kampioni i botës: Dua ta shoh ISCON duke luajtur te…

Rivaldo, ambasador i “Betfair” dhe ish-futbollist i Barcelonës, ​​ka analizuar atë që po ndodh në La Liga, këtë sezon. Braziliani, kampion bote, është ndalur edhe te situata e Isco, të cilin e konsideron një lojtar i madh. Pas disfatës ndaj CSKA së Moskës në Ligën e Kampionëve dhe asaj që ndodhi mes lojtarit dhe tifozëve, Rivaldo beson se “ai duhet të shikojë përpara, të mendojë për ndeshjen e ardhshme dhe ta harrojë këtë situatë”.

Rivaldos i pëlqejnë zërat mediatikë, që e lidhin Isco me ish-ekipin e tij, Barcelona. “Unë do të doja ta shihja Isco duke luajtur për Barcelonën. Eshtë një lojtar i shkëlqyer dhe mendoj se klubi katalanas e lojtari mund të bëjnë mirë së bashku”. Megjithatë, braziliani beson se është një operacion i komplikuar: ”Është e vështirë të imagjinohen dy rivalë kaq të mëdhenj që negociojnë për transferimin e një lojtari si Isco”.

Rivaldo vazhdoi të fliste për Real Madridin: “Tani është koha për të forcuar modelin e lojës, pa Cristiano Ronaldon. Mendoj se ekipi ka nevojë për një sulmues, një lojtar të aftë që të shënojë rregullisht”.

Së fundi, Rivaldo diskutoi situatën aktuale të klubit azulgrana, ku luajti për pesë sezone. Lidhur me ndeshjen e ardhshme kundër Levante, ai tha: “Nuk mendoj se nuk do të ketë probleme. Barcelonën e shoh favorite kryesore në La Liga dhe Kupën e Mbretit”.

Related posts

KUALIFIKOI ITALINË NË “EURO 2020″/ Pasi përmbushi objektivin, Mancini mbetet në krye të kombëtares deri në….

Delo.autor

I DYTI PËR GJUAJTJET DREJT PORTËS/ Bajrami nuk po ndalet, një tjetër klub i madh pas shqiptarit

Delo.autor

BEFASON Allegri: Euforia pas ardhjes së Ronaldos, jo e mirë për Juventusin

Isa.Autor

Leave a Comment