Futboll Seria A Sport

“ZOTI I ZIKALTËREVE”/ VAR-I dhe “Panenka” e Icardit rikthejnë Interin tek fitorja (VIDEO)

Inter ka reaguar pas eliminimit nga Champions League duke fituar 1-0 ndaj Udinese-s në javën e 16-të të Serie A. Skuadra e Luciano Spalletti-t ka vuajtur për të gjetur golin e avantazhit, por falë golit të Icardi-t nga pika e bardhë e penalltisë ka marrë tre pikë të rëndësishme për zonën e Championsit.

 Inter është ekipi që ka kontrollin e topit që nga minuta e parë ndaj Udinese-s, por pa arritur të krijojë mundësi të mira goli. Zikaltrit mundohen të sulmojnë me shumë forca, por lojtarët ofensivë duken larg formës optimale dhe duket se ndeshja ndaj PSV i ka hequr shumë energji dhe u ka ulur moralin lojtarëve. Ai që bie më shumë në sy është kapiteni i Icardi, i cili kërkon të bëjë diçka i vetëm por pa sukses. Pas pushimit ishte përsëri ai që kishte një mundësi të artë në minutën e 66’, por goditja e tij del shumë pak centimetra larg shtyllës së majtë.

Gjithsesi, zikaltrit e vazhdojnë presionin në kërkim të golit dhe në minutën e 76’ Maruo Icardi zhbllokon rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Një nga mbrojtësit e Udinese-s prek topin me dorë brenda zonës së tij dhe duhej VAR për ta konfirmuar. Icardi është thjesht spektakolar me “Panenka-n” e tij ndaj portierit Musso. Udinese mundohet të reagojë dhe fillon të dalë përpara dhe Inter ka më shumë hapësira për të kundërsulmuar. Icardi shënon golin e dytë në minutën e 90’, por anësori e ka anuluar për pozicion jashtë loje me të drejtë. Inter arrin të mbrojë rezultatin pa shumë probleme dhe i afrohet Napolit.

Related posts

FORMULA 1/ Alonso i shtohet oreksi pas podiumit: Nuk largohem pa titullin e tretë kampion

Delo.autor

E KËRKUAN TË GJITHË/ BAYERN “blindon” SUPER mesfushorin SPANJOLL

Isa.Autor

TRONDITET MILAN/ UEFA merr dosjen nga KAS, “DJALLI” ndëshkohet brenda vitit

Isa.Autor

Leave a Comment