Futboll Shqipëri Sport

DERBI I SHQIPTARËVE/ Durmishaj shënon kundër Lilës, por goli i tij vlen vetëm 2…

Sulmuesi shqiptar, Florin Durmishaj po kalon një moment të mirë në kampionatin grek të futbollit. 22-vjeçari, i cili aktivizohet në skuadrën e Panionios, ka luajtur sot përballë Andi Lilës, i cili mbron ngjyrat e Pas Janinës.

Ish-futbollisti i Shpresave luajti përgjatë gjithë 90 minutave dhe arriti të gjejë dhe rrugën e rrjetës për skuadrën e tij. Fillimisht, do të ishte Janina që do të shënonte golin e parë, në minutën e 51’ të sfidës.

Por në minutën e 82’, Durmishaj do të shkundte rrjetën dhe do të barazonte shifrat e takimit. Ky gol i sulmuesit shqiptar vleu vetëm 2 minuta, pasi në të 84’, Janina do të kalonte sërish në avantazh, për ta fituar përfundimisht takimin. Mesfushori Lila luajti vetëm 67’ minuta, minutë ku u zëvendësua nga trajneri i tij.

Related posts

Man City gati 40 milionë paund për mbrojtësin holandez qe e “rriti” CHELSEA

Isa.Autor

TRIUMFI HISTORIK/ Nga ankthi në buzëqeshje, ja si u shpall Kampion Bote Florian Marku

Delo.autor

Pritshmëritë e mëdha për ndeshjen ndaj Fiorentinas, Gattuso: Nuk jam magjistar!

Q.Autor

Leave a Comment