Futboll Seria A Sport

A DO TË RINOVOSH KËTË KONTRATË? Wanda Nara jep lajmin e bujshëm për Icardin

Më në fund e mori edhe Wanda Nara “vlerësohet” me “Tapirin e Artë” që jepet nga emisioni televiziv Italian “Striscia la Notizia”. Ky “trofe” shkon për bashkëshorten menaxhere të Mauro Icardi, dhe lidhet me paqartësinë e së ardhmes të sulmuesit argjentinas të Inter.

“A do të rinovosh këtë kontratë, apo jo?”, u pyet Wanda Nara nga gazetari i njohur i emisionit dhe personazhi që dorëzon trofeun. Nuk ka munguar as përgjigja e bashkëshortes menaxher te Icardit: “Do të rinovojë, do të rinovojë”, deklaroi Wanda Nara.

Një bisedë që vijoi edhe përtej, me gazetarin që nuk ndali provokimet e tij: “Por a e do Marotta Icardin?” dhe Wanda përgjigjet: “Po patjetër, nuk ka asnjë ftohje mes tyre, gjithëka shkon mirë”.

Staffelli e pyeti edhe për gjobën prej 100.000 euro, me të cilën klubi ndëshkoi sulmuesin argjentinas, për kthimin me vonesë në skuadër, pas pushimeve dimërore: “Nuk ka asnjë gjobë”, deklaroi Wanda, e cila mohoi edhe akuzat e Maxi Lopez, mbi telefonatat sekrete të saj: “Mendon se mund të ekzistojnë? Të duket normale?”.

Related posts

“PËR TË GJITHË NE KA NISUR NJË EPOKË E RE”/ Rikthehet Rojs: Flick na ka injektuar entuziazëm

Delo.autor

DITA E PARË SI TRAJNER I GJERMANISË/ Rrëfehet Hansi Flick: Ja si rikthehemi në majë

Delo.autor

Guardiola: Derbi? E kemi një sy të hapur te ndeshja e kthimit me Liverpool

Sadik.Autor

Leave a Comment