Futboll La Liga Sport

OFERTA STRATOSFERIKE/ Real Madridi ofron 150 milionë euro dhe një sulmues për Harry Kane

Real Madrid është i gatshëm për të formalizuar një ofertë stratosferike për të marrë shërbimet e Harry Kane, sulmuesit të Tottenham Hotspur dhe kombëtares së Anglisë, i cili është në rrugën e duhur për t’u kurorëzuar golashënuesi më i mirë në Botërorin e Rusisë.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, është duke përgatitur një ofertë, që përfshin edhe Gareth Bale, ish-lojtari i këtij klubi londinez, plus 150 milionë euro, për të bindur drejtuesit e “Spurs”, që të heqin dorë nga njëra prej figurave të tyre më e madhe.

Megjithatë, dhe sipas këtyre burimeve të njëjta, Tottenham ka hezitimet e veta, në mënyrë të qartë mbi funksionimin e Gareth Bale, duke iu referuar veçanërisht mënyrës mjaft të lehtë me të cilën është lënduar rregullisht, çka ndikon drejtpërdrejt në performancën e tij.

Real Madrid kërkon përfshirjen e një sulmuesi të spikatur në drejtim të shënimit të golave, sepse synon të kompensojë largimin e Cristiano Ronaldos te Juventusit. E thënë ndryshe, synohet kompensimi i mesatarisht 50 golave në sezon, sa CR7 ka qenë në gjendje të prodhojë në secilin prej nëntë viteve të tij në “Santiago Bernabeu”.

Dhe Harry Kane mund të jetë një nga opsionet më të mira në këtë drejtim. Megjithatë, rinovimi i tij i fundit me “Spurs”, deri në vitin 2024, është një vështirësi e shtuar për aspiratat merengues. Në lojë për të zëvendësuar Ronaldon është edhe belgu Eden Hazard, por ai nuk është një sulmues i mirëfilltë, edhe pse shënon rregullisht.

Related posts

E BUJSHME/ Messi qëndron në Barcelonë, gati kontrata e re që do ta mbajë përgjithmonë “Jashtëtokësorin”

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Arrihet marrëveshja, Dortmund huazon SUPER sulmuesin e BARÇËS

Isa.Autor

MALDINI MBYLL AUDICIONET/ Për sulmin e Milanit dëshiron një… kampion bote

Delo.autor

Leave a Comment