Futboll Seria A Sport

ACAROHET TRAJNERI PËR…/ Ancelotti: Kundër Interit nuk u respektua protokolli, ndoshta…

Carlo Ancelotti është kthyer të flasë për thirrjet raciste që i janë drejtuar Kalidou Koulibaly gjatë ndeshjes Inter-Napoli.

“Duket se është një problem i Napoli-t, por është një problem i futbollit italian”, ka thënë tekniku në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes së Kupës së Italisë që skuadra e tij do të luajë kundër Sassuolo-s këtë të diel.

“Ne nuk pretendojmë të shpikim rregulla, por të respektojmë ato që janë në fuqi. Ekziston një protokoll që, sipas mendimit tonë, nuk është respektuar në ndeshjen me Inter-in”, ka vazhduar Ancelotti.

“Ndoshta ky protokoll nuk është i qartë, aq sa federata po kërkon ta bëjë më të thjeshtë. Nuk kemi kërkuar kurrë pezullimin e ndeshjes, kemi kërkuar vetëm një ndërprerje të përkohshme. Vetëm kaq duam”.

Related posts

Skuadra kineze me komunikatë zyrtare për Iniestan

Q.Autor

NATIONS LEAGUE/ Goditje dënimi e frikshme nga CR7, Portugalia barazon me Dias (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Tottenham-Manchester City, Heung-Min Son zhbllokon sfidën për vendasit

Delo.autor

Leave a Comment