Boks

SURPRIZA E KLICHKOS/ Rikthehet në ring pas 2 vitesh, ja ku dhe ndaj kujt do të duelojë

Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko mund të rikthehet në ring gjatë këtij viti, për të zhvilluar në prill, në stadiumin “Wembley”, një duel ndaj britanikut Dillian Whyte. Klitschko është ish-kampion bote në peshën e rëndë, një legjendë e sportit të dorezave, kampion i padiskutueshëm i këtij Divizioni. Ukrainasi është gati të ngjitet sërish në ring 2 vjet nga sfida e tij e fundit, ajo e humbur ndaj Anthony Joshua.

Surprizë fakti që Klitschko nuk do të duelojë ndaj asnjë prej 3 boksierëve të pamposhtur të peshës së rëndë, Joshua, Wilder apo Fury, por ka zgjedhur të përballet me Whyte, lajm që konfirmohet nga gazetari i BBC, Steve Bunce. Klitschko humbi titujt kampionë bote pas duelit me Fury, të zhvilluar në vitin 2015, ndërsa në vitin 2017 u mund edhe nga Joshua në përpjekjen për t’i rimarrë ato.

“Wladimir Klitschko do të rikthehet sërish në ring dhe do të përballet me një boksier britanik. Nuk është Joshua apo Fury, për të zhvilluar një revansh me ta. Do të jetë Whyte, një tjetër boksier i madh i këtij Divizioni”, tha Bunce. Klitschko, 42 vjeç, numëron 64 fitore e 5 humbje në karrierën e tij, njeriu që për 10 vite me radhë nuk pësoi asnjë humbje dhe ishte kampioni absolute i peshës së rëndë.

Related posts

4 HUMBJET E RËNDA PËR MCGREGOR/ Nga humbja ndaj një të panjohuri tek humbja brenda 30 sekondave (VIDEO)

Delo.autor

MARRËVESHJA PRANË FINALIZIMIT/ Trilogjia Holyfield-Tyson do të gjenerojë 100 milionë dollarë

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Boksieri GODET FUQISHËM trajnerin e tij në mes të ndeshjes (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment