Futboll Gossip

AKUZAT PËR PËR PËRDHUNIM/ Shpërthen ish e dashura: Cristiano RONALDO është një PSIKOPAT dhe gënjeshtar (FOTO)

Ish-e dashura e Cristiano Ronaldos, Jasmine Lennard, ka nisur një sulm të fortë ndaj sulmuesit të Juventusit, duke e quajtur atë një gënjeshtar dhe psikopat. Lennard është një njeri i famshëm në Britaninë e Madhe, pasi u shfaq si konkurente atje në “Big Brother”.

Ajo shfrytëzoi llogarinë e vet në Twitter, të martën, për t’i shprehur mbështetjen Kathryn Mayorga. Kjo e fundit, sikurse dihet, e akuzon yllin portugez për përdhunim para disa viteve.

Jasmine Lennard shoqërohej me ish-sulmuesin e Manchester United dhe Real Madridit dhjetë vite më parë, por zbuloi se ka komunikuar me CR7 edhe gjatë 18 muajve të fundit.

Ronaldo thuhet se ka përdhunuar modelen Kathryn Mayorga në SHBA, sot 34 vjeçe, veprim të cilin akuzohet se e ka kryer nëntë vite më parë në një dhomë hoteli, në Las Vegas.

Dokumentet e zbuluara dëshmojnë se ekipi ligjor i portugezit ra dakord që të paguante 287.000 paund, për të blerë heshtjen e saj karshi hestuesve.

33-vjeçarja Jasmine, ndër të tjera shkroi: “Pas shumë mendimesh, po shkoj te Kathryn Mayorga dhe ekipi i saj ligjor për të ofruar ndihmën time në akuzën e përdhunimit kundër @Cristiano.

Unë nuk i konsideroj gënjeshtra ato që ajo thotë. Do të bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar. Kam mesazhe dhe regjistrime, që do të jenë të paçmueshme për Kathryn dhe ekipin e saj ligjor, për të treguar natyrën e tij të vërtetë si njeri”.

Jasmine iu tha ndjekësve të saj në Twitter se Ronaldo ishte një fanatik, që e kontrollonte ngado, në çdo hap që hidhte. Ajo shkroi: “Qindra mesazhe kam prej tij. Dëshmi të epsheve seksuale, që pasqyrojnë më së miri situatën e Mayorgan. Po ta analizosh në thellësi sjelljen e tij, kupton se ka problem serioze të shëndetit mendor. Ai është një gënjeshtar dhe psikopat.

Askush nuk do t’i besonte gjërat që unë do të ndaj me publikun, nëse nuk do të kisha prova. Por, fatmirësisht, kam ruajtur gjithçka, sepse jam një vajzë e zgjuar”.

 

Related posts

FUTBOLLI NË KOHË PANDEMIE/ Klubi amerikan gjen zgjidhjen fantastike për tifozët! Pritet leja e Bashkisë

Delo.autor

E BUJSHME/ “Dridhet” bota e futbolli nga ky transferim REKORD i REALIT

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Është zyrtare, ja vendimi për ndeshjet miqësore të Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment