Futboll Seria A Sport

MERKATOJA E JANARIT/ “Bomba” nga Spanja: Higuain LARGOHET nga Milani!

Gonzalo Higuain do të largohet nga Milani që këtë muaj dhe Marca në Spanjë publikon lajmin e bujshëm: sulmuesi i ka thënë “po” ofertës së paraqitur nga Chelsea dhe në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi i transferimit të tij në Londër.

Argjentinasi bashkohet në këtë mënyrë me ish-trajnerin e tij Maurizio Sarri, nën drejtimin e të cilit ka pasur sezonin e vet më të mirë, duke shënuar 37 gola te Napoli.

 

Chelsea kërkon të shkundë ekipin nga apatia dhe pas humbjes së djeshme kundër Tottenham-it u bë mëse e qartë se duhet një goditje e madhe për sulmin, aty ku Morata përfundimisht është “mish i huaj” dhe do të largohet.

Sulmuesi spanjoll mund të shkojë te Milani, por duhet realizuar një operacion i madh,ku në lojë është edhe Juventusi: Higuain merr 8 milionë euro në vit te Milani dhe nëse klubi kuqezi vendos të heqë dorë që tani, Juve duhet të gjejë një marrëveshje me Chelsea-n, duke qenë se shtë ende klubi që zotëron kartonin e 31-vjeçarit.

Për Higuain Chelsea do ishte klubi i pestë me të cilin luan në Europë, ku e nisi me Real Madridin dhe qëndroi për 7 sezone, ndërsa më pas kaloi për 3 sezone te Napoli, dy te Juventusi dhe tashmë prej 6 muajsh është pjesë e Milanit.

Related posts

E BUJSHME/ Kroacia mund Spanjën, njihuni me notat e lojtarëve (FOTO)

Isa.Autor

KATEGORIA SUPERIORE/ Duele me objektiv Europën dhe mbijetesën, mësoni ndeshjet e ditës së sotme

Delo.autor

PAMJE PREKËSE/ Kaloi fëmijërinë në karrige me rrota, 18-vjeçari bën debutimin në futboll. Prindërit në lot (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment