Futboll Sport

ALARMI I ISH-TRAJNERIT/ Memushi: Flamurtari rrezikon të turpërohet si Elbasani

Eqerem Memushi apelon për zgjidhje emergjente të situatës te Flamurtari. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ish-trajneri vlonjat thotë se nëse situata nuk do të zgjidhet, Flamurtari do të ketë fatin e Elbasanit.

Memushi

“Idrizi ka paguar Rubion, Lutajn, Rajoviçin, shtëpi, restorante, dhe pretendon se ka një shumë 450 mijë euro, duhet të ndërhyjë edhe bashkia. Idrizi duhet të ulet me Lelin për zgjidhjen e kësaj situate. Deri në qershor këtij problemi duhet t’i jepet një zgjidhje.

Më dhimbset shumë Flamurtari, pasi kam qenë futbollist dhe trajner në këtë klub që ka një peshë të madhe fanelle. Pikërisht se na dhimbset, ndaj unë dhe Sokol Kushta kemi qenë më kritikët. Por, tani themi se Idrizi ka të drejtë, pasi ka hedhur lekë dhe duhet një zgjidhje për këtë situatë të krijuar.

flamurtari

Do jetë turp nëse do të biem nga kategoria dhe do të katandisemi si Elbasani. Nëse Idrizi e privatizon ekipin, atëherë ne të gjithë do t’i jemi mirënjohës, pasi është një iniciativë e madhe”, tha Memushi.

FUTBOLLISTËT

Eqerem Memushi tha se nuk gjykon lojtarët që reagojnë për pagesat, pasi në situata të tilla janë larguar edhe futbollistë vlonjatë. “Nuk mund ta gjykoj Alveshin që nuk po vjen. Nuk mund të paragjykoj asnjë futbollist tjetër. Kërkojnë pagat, pasi me ato mbahen. Nuk mund t’i paragjykosh lojtarët e huaj nëse ikin apo nuk vijnë. Kemi pasur raste që edhe lojtarë vlonjatë janë larguar nëse nuk kanë marrë pagat. Situata është e rrezikshme dhe duhet të zgjidhet”, është shprehur më tej Memushi.

ECURIA

Për ish-trajnerin Eqerem Memushi, Flamurtari deri më tani ka funksionuar normalisht, por gjithçka u prish pas problemeve me pagat. “Flamurtari ka qenë super deri tani.

Memushi

Gjoka, Magani, Duro dhe tani Daja janë trajnerë shumë të mirë dhe respekt për ta. Deri në momentin që janë paguar, gjërat kanë qenë mirë. Idrizi ka hedhur lekë dhe këtë gjë nuk mund ta mohojë njeri. Të gjithë kemi thënë se ky Flamurtar është për Kupat e Europës. Por, kur ky ‘semafor’ fiket, atëherë ka diçka këtu”, pohoi ai.

KUPA E SHQIPËRISË

Eqerem Memushi, duke u ndalur te ndeshja e Kupës së Shqipërisë që Flamurtari e luan në mesjavë me Tiranën tha se do të kualifikohet ai ekip që mendon për vazhdimësinë.

fLAMURTARI

“Në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, si Flamurtari ashtu edhe Tirana vijnë në mënyrë të barabartë. Të dyja ekipet kanë të njëjtat probleme. Edhe Tirana ka probleme me pagesat. Në këtë ndeshje do të fitojë ai ekip që e vlerëson situatën për interesa të mëvonshme”, përfundoi Memushi.

Related posts

SHUHET MARADONA/ Diego, gjeni i futbollit. Karriera e legjendës në 60 fotografi

Delo.autor

INCIDENTI VETTEL-LECLERC/ Ja si “shpërthyen” pilotët e Ferrarit në radio (VIDEO)

Delo.autor

“Tërhiqet, apo vazhdon? Buffon do të vendosë në qershor!”

Q.Autor

Leave a Comment