Futboll Premier League Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Morata transferohet në Spanjë, ja shuma që do të përfitojë Chelsea

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata do të transferohet tek Atletico Madrid. Skuadra spanjolle dhe ajo angleze e Chelsea kanë arritur marrëveshjen, me “colchoneros” që do të paguajnë 48.5 milionë stërlina (55 milionë euro) te “blutë” e Londrës. Sipas “goal.com”, lojtari do të lëvizë që këtë javë, duke u transferuar fillimisht në formë huazimi dhe më pas, skuadra fituese e Europa League do të paguajë për transferimin 100% të kartonit të lojtarit.

Morata e ka arritur që më parë marrëveshjen me skuadrën madrilène, ku do të përfitojë 120 mijë stërlina në javë, një shumë më e ulët se ajo që sulmuesi 26-vjeçar merr aktualisht te Chelsea. Shuma prej 55 milionë eurosh është vërtet e pranueshme për Morata edhe pse lodninezët dolën me humbje nga ky transferim. Me paratë që Chelsea do të marrë nga shitja e Morata do të sigurojë më pas blerjen e sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain, që do të transferohet nga Milani.

Related posts

INTERI nuk zhgënjen përballë Torinos, ja si mbyllen pjesët e para në Seria A

Isa.Autor

BOMBA E MERKATOS/ Tiziano Crudeli: “Jashtëtokësori” mund të transferohet tek… Milan (VIDEO)

Delo.autor

Sanchez, futbollisti më i paguar në histori të Premierligës

Q.Autor

Leave a Comment