Tennis

“AUSTRALIAN OPEN”/ Serbi Djokovic “SHKATËRRON” Nadal me rezultatin… (VIDEO)

Novak Xhokoviç u shpall sot fitues në Australian Open, duke mundur pastër në finale tenistin spanjoll, Rafael Nadal, 3-0 me sete. Serbi fitoi më me lehtësi nga sa pritej këtë finale, por gjithashtu vendosi edhe një rekord, duke triumfuar për herë të shtatë në këtë kompeticion, ndërsa Federer gjendet në kuotën e 6 titujve.

Ndeshja e zhvilluar në “Rod Laver Arena”, ishte më shumë një formalitet për Xhokoviç, ku në setin e parë ai fitoi me shifrat 6-3. Në të dytën, pas barazimit 2-2, Xhokoviç nis shkëputjen, duke fituar 4 “game” radhazi dhe krejt setin 6-2.

Edhe në setin e tretë është numri 1 në botë ai që dominon, duke u shkëputur gradualisht dhe fiton 6-3 e krejt ndeshjen 3-0. Kjo ishte sfida e 53-të mes dy tenistëve, me Djokovic që udhëheq 28-25 në përballje direkte.

Ky është “grand slam” numër 15-të i fituar nga Xhokoviç në karrierën e tij, i treti në renditje, pasi Federer mbetet i pari, me 20 turne të mëdhenj të fituar, e Nadal me 17.

Related posts

DOMINIM TOTAL/ Novak Djokovic fiton turneun e Shangait, ngjitet në vendin e dytë (FOTO)

Isa.Autor

PAMJE SKANDALOZE/ Surprizon Serena, këndon NUDO për bamirësi dhe hap… (VIDEO)

Isa.Autor

Nadal, Federer race makes this fall much-watch tennis

admin2

Leave a Comment