Futboll Seria A Sport

BARAZIM DRAMATIK/ “Lumë” golash në ndeshjen Atalanta – Roma (VIDEO)

Roma nuk ka shfrytëzuar hapin fals të Milanit kundër Napolit, duke u ndalur në një barazim dramatik, 3-3 nga Atalanta.

Edhe pse arritën të dërgonin shifrat në 3-0 në favor të tyre, verdhekuqtë nuk arritën që të merrnin 3 pikët, pasi Bergamaskët arritën që të kthenin gjithçka në favorin e tyre. Fillimisht Edin Dzeko kompletoi dopietën, ndërkohë që El Shaarawy realizoi për 3-0.

Reagimi i vendasve erdhi në limitet e kohës së rregullt, me Castagne që ngushtoi distancat. Fraksioni i dytë ishte vetëvrasës për Romën, me Toloi e Zapata që arritën të vendosnin baraspeshën, duke i dhënë një pikë me mjaft vlerë Atalantës.

Në takimet tjera Frosinone mposhti me poker golash 4-0 Bolognën, ndërkohë që Spal përmbysi 3-2 Parmën.

Pas këtyre rezultateve, Roma mban vendin e 5-të me 34 pikë. Ndërsa Atalanta pozicionohet 2 vende më poshtë me 2 pikë më pak. Fundi i renditjes është mjaft i ngjeshur, me Frosinone që ngushton në -1 pikë distancën me Bolognën.

Related posts

HUMBI NJËRËN KËMBË NË MOSHËN 4-VJEÇARE/ Futbollisti turk me aftësi të kufizuara: Kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja

Delo.autor

Flet Manaj: Ja si ndikuan Shpresat e Shqipërisë në ekipin tim

Sadik.Autor

Presidenti HALILI shpreson/ Trajneri i TIRANËS tregon supergolin e talentit bardheblu (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment