Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Kamza: Gabim i Imamit në mbrojtje, Plaku shënon me një goditje fantastike (VIDEO)

Tirana dhe Kamza luajnë në “Selman Stërmasi”, sfidën e javës së 19-të, ku të dyja skuadrat gjenden në fundin e tabelës, në luftë për mbijetesën.

Ekipi i Memës vjen pas një fitore në Kupë ndaj Flamurtarit, dhe tashmë atë paraqitje të mirë të treguar në Kupë, kërkon ta sjellë edhe në Superiore. Nga ana tjetër, Kamza u mund në Kupë, por tashmë ekipi i Gjokës e ka mendjen te Superiorja, dhe do të kërkojë të mos dalë pa pikë nga kjo transfertë.

LIVE| Tirana-Kamza 0-1

GOL: Plaku 31′

KOMENTI LIVE

31’ GOOOOL KAMZA 0-1. Shënon Sebino Plaku, pasi kalon Imamin, dhe me një goditje direkte nga jashtë zone, mposht Abibin.

23’ Ndalet për disa sekonda, pasi Hoxhallari dhe Malaj përplasen të dy në kokë, pas një dyluftimi ajror në mesfushë.

20’ Aksion i gjatë i Kamzës. Plaku del vetëm me portierin Abibi, por pret portieri mrekullisht. Aksionin e ndjek Bonani, i cili godet, por topin e devijon vetë shoku i tij, Fukui.

15’ Hasani merr një top në të djathtë të zonës, nga një kalim i Dokës. Shkodrani provon menjëherë drejt portës me të majtën, por pa shënjestër.

12’ Provon Karabeci nga rreth 20 metra largësi. Me të majtën godet drejt portës, por grushton Avdyli në goditje këndi.

7’ Krosim i Halilit nga e djathta e sulmit, Ngo provon me kokë, por nuk ka shënjestër teksa është në kërcim.

5’ Kartoni i parë i verdhë për Beqirin, që në sekondat e para, për një faull ndaj Hasanit.

1′ Nis ndeshja.

Related posts

SPECIALE/ Njihuni me 10 skuadrat që kanë shënuar më shumë gola në Kupat e Botës

Sadik.Autor

PERLË NGA VLORA/ Lojtarët e Flamurtarit tregojnë muskujt pasi mundën Partizanin (FOTO)

Isa.Autor

SKANDAL/ Ish-futbollisti i Gjermanisë në telashe, arrestohet për krim të organizuar

Delo.autor

Leave a Comment