Futboll La Liga Sport

BARCELONA BËN SURPRIZËN/ Kampioni i botës pranë transferimit te “Katalanasit”

Surpriza në merkaton e Barcelonës, që është vënë në lëvizje për të sjellë në “Camp Nou” një kampion bote. Bëhet fjalë për sulmuesin e Chelsea, Olivier Giroud, që pritet të lërë “blutë” e Londrës në merkaton e janarit, pasi i skadon kontrata në fund të sezonit. Jo vetëm kaq, por ai është aktivizuar shumë pak këtë sezon nga trajneri Maurizio Sarri, ndaj largimi i tij është një çështje e mbyllur.

Por fakti që për sulmuesin 32-vjeçar është interesuar skuadra “blaugrana” është vërtet një surprizë, pasi askush nuk e kishte parashikuar këtë lëvizje. Për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez, ekipi katalanas është gati të paguajë 15 milionë euro.

Për Giroud u përfol se mund të transferohet në Kinë, por e përditshmja spanjolle “Sport” deklaron se destinacioni i ardhshëm mund të jetë La Liga. Vështirë se Giroud do të gjente hapësira te skuadra “blaugrana”, ku në sulm janë Messi e Suarez, por ai do të ishte një përforcim i rëndësishëm duke parë përvojën që ka.

Related posts

Vazhdon historia e dashurisë në mes të Buffon dhe Kombëtares së Italisë

Q.Autor

FESTË ME SHQIPONJË/ Llullaku rilind në Rumani, shënon gol në ndeshjen e parë 

Isa.Autor

SKANDALI NË RUSI/ I ati e akuzoi për DOPING, i biri i provon të kundërtën

Isa.Autor

Leave a Comment